Daniel Koski: Korrupsioni, reforma në drejtësi do “pastrojë dhe doganat! - Arbëria News

Daniel Koski: Korrupsioni, reforma në drejtësi do “pastrojë dhe doganat!

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë u shpreh se korrupsioni në porte dhe kontrolle kufitare në Shqipëri mbeten ndër faktorët më problematik për investitorët e huaj.

“Korrupsioni në porte dhe në pikat e kontrollit kufitar, është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare. Si dhe një problem që u përmend në indeksin e Dhomës Amerikane të këtij viti. 

Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk duhet të bëjnë punën e tyre, një sistem ligjor i reformuar do t’i largojë ata për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që do të bëjnë punën. SHBA-të kanë besim që Reforma në Drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, të lirë nga korrupsioni. Kjo do të jetë më lirë për bizneset tuaja dhe kompanitë amerikane që duan të investojnë këtu”, tha Koski.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − thirteen =