Dega e PD Himarë/ Shkrirje e mundshme mes Omonias dhe PD, mbështetet kandidatura e antishqiparit grek - Arbëria News

Dega e PD Himarë/ Shkrirje e mundshme mes Omonias dhe PD, mbështetet kandidatura e antishqiparit grek

bollano-basha

Organizimi i ri i degës së PD-se në Himarë është bërë edhe çështje e organizatës terroriste greke MAVI dhe Omonias . Ish kandidati i Omonia-s dhe PBDNJ anëtari i njohur i organizatës MAAVI , store Fredi Bejleri ka befasuar drejtuesit e strukturave aktuale te PD-se pasi ishte përfshire në organizimin e kësaj  dege, madje  edhe duke lajmëruar edhe për vizita dhe aktivitetet  e planifikuara  e drejtuesit të “Grupit të Punës” Flamur Noka në takimet me strukturat e PD-se ne këtë bashki.

Prej kohësh ne këtë zone po zhvillohet një lobim për një shkrirje te mundshme të strukturave të Omonias me ato te PD-së në siglën e kësaj të fundit dhe me sa duket organizimi i ri mund të jetë vlerësuar rasti oportun për të realizuar një ide të tillë. Ne zgjedhjet lokale të 2015 u tentua një bashkpunim midis PD-se dhe PBDNJ e Omonia ne këtë bashki i cili rezultoi i pa suksesshëm nga ana elektorale dhe një katastrofe e vërtete politike e elektorale për PD-në. PD mbështeti në mënyrë te fshehtë kandidaturën e Fredi Bejlerit një anëtar i organizatës terroriste antishqiptare MAVI,, pjesëtar ne Masakrën e Peshkopisë ku u vare tre kufitare shqiptarë.
Katastrofa qe pësoi ky koalicion i turpshëm në zgjedhjet lokale çoi ne idenë e një shkrirje apo infiltrim te strukturave te Omonias ne PD me qëllim kapjen e saj nga qarqet e interesat politike greke ne zonë. Dalja e një kandidature “greke” nën siglën e PD-se shihet nga qarqet  e tyre politike këtu  në Athine e SHBA   si mundësia e vetme që greket të rimarrin  bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për këtë u duhet me parë kapja e degës lokale të PD e cila me sa duket po ndodh .

Nuk ka ende një qëndrim te qartë te PD-se ndaj këtij zhvillimi mirëpo angazhimi hapur i Bejlerit dhe takimi misterioz i Bashës me një lobim te ashtuquajtur grek-himariot të njohur për qëndrime antishqiptare gjatë vizitës se tij ne SHBA pak kohe me pare e kanë bërë të  besueshme bashkimin PD – Omonia ne Bashkinë e Himarës që deri tani kishte qarkulluar ne opinion vetëm si një projekt-ide .
I dërguari i PD-se për organizimin e bashkisë ne Himarë është caktuar drejtori i gazetës Standard Sofikli Duni i cili ka zëvendësuar Araben Qiriakon që ka kryer këtë detyre deri tani . Nuk dihet ende ne se lëvizjet e Bejlerit janë te kordinuara me te dërguarit e PD-se dhe lideshipin e saje ne Tiranë, por ne se kjo ndodh do ti ti jepte fund ekzistencës dhe influencës edhe kështu minimale të kësaj force politike ne Himarë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 16 =