Deklarata e Bushatit që ‘irritoi’ Tahirin, çfarë i tha analisti për lidhjen me Habilajt e ish-ministri i mbylli telefonin - Arbëria News

Deklarata e Bushatit që ‘irritoi’ Tahirin, çfarë i tha analisti për lidhjen me Habilajt e ish-ministri i mbylli telefonin

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin shkaktoi mbreme debate të shumta në emisionin “Open” në Top Channel. 

Ne emision, ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me anë të telefonit, pasi ishte dhene vendimi.
Analisti Andi Bushati replikoi me Tahirin duke bërë që ky i fundit të mbyllte telefonin.

Bushati i tha Tahirit që nuk është në komoditetin që të bëntë ironi sepse nuk është se kishte vetëm lidhje gjaku me Habilajt, “por kishte dhe një lidhje miqësie mes jush, gjë që konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat, darkat që konsumonin bashkë”.

“Nuk mund ta vazhdoj debatin, sepse ju jeni në studio dhe unë unë jam në telefon”- tha Tahiri që më pas mbylli telefonin. / TCH

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + thirteen =