"Deklarata" e Neritan Cekes ne nje prej auditoreve mediatike - Arbëria News

“Deklarata” e Neritan Cekes ne nje prej auditoreve mediatike

“Deklarata” e Neritan Cekes ne nje prej auditoreve mediatike, (e ve ne thonjeza se ajo nuk eshte deklarate por lajthitje e pashoq), eshte nje skandal ne aspektin e komunikimit publik te nje personazhi qe ka mbajtur jo pak poste publike ne historine e tejzgjatur tranzitore te vendit tim, ka themeluar nje parti, eshte profesor, arkeologjist, me shume gjasa dhe “Honoris Cuasa ne ndonje vend te botes se trete” me kush e di sa doktoratura.

Citoj: “Të mblidhem dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! – I zëntë bukën e kalamajve! – Nuk di çfarë mallkimi tjetër te them”.

Ceka paska rrjedhur dhe ky eshte problemi i tij, nje konsulte tek psikologu do te ishte e udhes per te. Por problemi kryesor eshte degradimi i etikes se komunikimit publik, e sidomos ne media dhe studio televizive, (mendo cfare ben Ceka ne auditore e leksione te hapura), degradim qe tashme kalon pa filtra dhe per me teper pa reagim. ZERO REAGIM per te mos thene dhe nje lloj mbeshtetje apo motivim per ta agravuar edhe me shume.

Nje gjuhe e tille urrejtje, mallkuese dhe fyese, normalisht ne mos te ndalohej duhet te kishte nje perpjekje per ta moderuar/zbutur prej moderatorit, drejtuesit apo autorit te emisionit. Por jo. JO. ZERO REAGIM.

Problemi eshte jo te deklarata e Cekes se ai apo Kozma Dushi mbajne pergjegjesi indivuduale per ate cfare llomotisin, por tek qasja dhe modeli qe po krijohet: Ti je ne studio TV dhe mund te thuash c’te doje kokrra e qejfit pa ruajtur e marre ne konsiderate se cila eshte audienca e TV ne ate moment – jam i sigurt qe nuk e ben shumica e TV-ve kete analize se tashme analiza e vetme eshte numri i lilke-ve 👍 dhe SHARE.

Duke e toleruar Neratin nga ekrani te shaje e ofendoje, mallkoje deri tek buka e kalamajve 🤦‍♂️, ne emisioni e radhes, mund te shfaqet njetjeter personazh intelektual qe shpalos librin e shtepise ndaj kundershtarit politik, rivalit apo sfidantit.

Eshte shqetesuese se sa indiferent po tregohemi ndaj modelit qe po promovohet nga media dhe arenat mediatike te debateve te kesaj natyre, dhe kur ta kuptojme,”fara” hedhur pa filtra dhe kontroll gjate kesaj etape do te kete ngritur rrenje te forta, e s’do kete filter qe ta parandaloje qasjen destruktive dhe respektin e munguar ndaj audiences.

Siduket autoriteti qe duhet te monitoroje TV dhe moderatoret per etiken dhe gjuhen e moderuar qe duhet te kene perballe audiences nuk eshte vigjilent aq sa duhet.

#QuoVadis

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − nine =