Deklarate e UGSH kundër gjuhës së turpshme të deputetit socialist Erion Braçe ndaj koleges Anila Basha - Arbëria News

Deklarate e UGSH kundër gjuhës së turpshme të deputetit socialist Erion Braçe ndaj koleges Anila Basha

unioni-i-gazetareve1Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon gjuhen e perdorur nga deputeti i PS-se zoti Erion Braçe ne statusin e nje dite me pare, there ne fb ndaj koleges Anila Basha, order njeheresh drejtuese e UGSH.
Ne statusin e vet te publikuar ne faqen personale, deputeti Braçe duke perdhosur plotesisht kodin e komunikimit dhe Kodet Etike i drejtohet koleges Basha me nje gjuhe te papranueshme nga asnje standart komunikimi. Nje gjuhe e tille veshtire se mund te jete perdorur ndonjehere nga deputeti ne fjale ndaj ndonje kolegeje te vet, deputete ne Parlamentin e turpshem te diteve tona dhe jo me ndaj ndonje gazetareje.
UGSH e denoncon publikisht kete fyerje dhe baltosje komunikuese te deputetit, duke i kerkuar nje reagim te menjehershem ndjese. Ne emer te se shkuares se tij profesionale ne media dhe ne emer te se drejtes tone si gazetare per te mos lejuar asnje perfaqesues te politikes te cenoje dinjitetin dhe integritetin personal te gazetareve, i kerkojme zotit Erion Braçe nje reagim te menjehershem. Pretendimet e tij per publikimet apo botimet qe percillen permes online-it qe drejton gazetarja Anila Basha, zgjidhen vetem ne rruge komunikimi dhe institucionale, dhe asnjehere me goditje e perbaltje si e ka tradite politika e ketij vendi.
Pas kesaj deklarate dhe ne pritje te reagimit publik te tij, deri diten e hene 25 korrik 2016, ne si organizate gazetaresh do te ndermarrim nje reagim te organizuar ne te cilin do te perfshijme edhe solidaritetin e organizatave dhe subjekteve te tjera te mbrojtjes se lirive te gazetarit dhe te fjales se pergjegjshme qytetare e profesionale.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 20 =