Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare - Arbëria News

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Ekstremistet greke dhe minoritare ndeshkojne vendin e tyre me kercenimet ndaj reportereve te medias shqiptare. UGSH raporton prane organizatave boterore

Tirane me 26 tetor 2019

Episodet agresive te ekstremisteve greke me gazetaret shqiptare ne Bularat diten e djeshme, jane shembuj te paster agresioni mbi reporteret e medias shqiptare. Kesi episodesh u perseriten dhe nje vit me pare, pikerisht ne datat 25-26.11.2018. Ne keto data, grupe ekstremistesh te organizatave dhe partive nacionaliste dhe elemente te indoktrinuar nga pakica greke, te cilet jetojne dhe punojne ne shtetin fqinj, duke dashur te respektojne shtetasin Kacifas, agresuan dhe fyen reporteret e disa prej mediave tona. Koleget tane u ndodhen ne Bularat per raportimet e tyre nga vendi i ngjarjes.
Agresiviteti i riperseritur i personave te tille ndaj gazetareve shqiptare, eshte nje akt i denueshem. UGSH e denoncon personin, i cili eshte nje minoritar nga Dropulli dhe qe jeton ne Greqi si emigrant, duke i kujtuar atij dhe gjithe te indoktrinuarve te llojit te tij se, gazetaret shqiptare as nuk frigohen e as nuk terhiqen nga kurajua per te raportuar per gjithçka e per çdokend qe duke shfrytezuar nje ngjarje te padeshiruar, kerkon te hedhe “benzine zjarrndezese” mbi bashkejetesen etnike shqiptaro-greke. Gazetaret shqiptare jane ne atdheun dhe krenarine e identitetit te tyre shqiptar. Gjuha e ekstremisteve greke apo filogreke, per t’i etiketuar si turq apo etni-tjeter, eshte nje meskinitet njerezor per te cilin vete minoriteti grek ne Shqiperi dhe organizatat qe e perfaqesojne duhet te reagojne te parat.
UGSH u kerkon autoriteteve ligjore te vendit qe protagoniste te episodeve dhe agresioneve te tilla ndaj gazetareve ne detyre, te marrin ndeshkimin e merituar dhe te mesohen te respektojne dinjitetin dhe identitetin e tjetrit. Nderkohe qe ne emer te fqinjesise se mire dhe solidaritetit profesional kerkojme nga koleget tane minoritare dhe organizatat e gazetareve profesioniste ne Greqi, te reagojne dhe denoncojne publikisht raste dhe pengime te tilla mediash dhe kolegesh nga vendi fqinj. Aq me teper, ku ata vete ne çdo rast te ardhjes ne Shqiperi kane patur lehtesira dhe mikpritje kolegesh.
UGSH kete rast, sikunder edhe paraardhesit e tyre nje vit me pare, i ka raportuar prane organizatave nderkombetare te gazetareve.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + nineteen =