Dekolteja e kësaj vere shpatullat - Arbëria News

Dekolteja e kësaj vere shpatullat

Pjesët e trupit që do të ekspozohen më shumë këtë verë janë shpatullat, click frymëzuar nga dekolteja që ka marrë emrin e Brigitte Bardot.

Disa nga markat më të mëdha të veshjeve e kanë përfshirë stilin Bardot në koleksionet e tyre të reja, website përfshirë këtu edhe marka si Topshop dhe Asos që ka plot 397 produkte me këtë stil.

Stili Bardot është sjellë në vëmendje të publikut edhe nga aktorja Sienna Miller e cila veshi një fustan të tillë nga Balenciaga në Kanë, si dhe blogerja Leandra Medine e Man Repeller e cila është një fanse e zjarrtë e fustaneve dhe bluzave që ekspozojnë shpatullat.

Megjithatë ky stil ka disa anë negative, siç është përshembull ekspozimi i sqetullave në prerjet shumë të bollshme dhe ndonjëherë tregojnë më tepër nga ç’do të dëshironit. Gjithsesi prerjet klasike, si ajo e Grace Kelly në “Rear Window” janë tepër të hijshme dhe elegante, perfekte për t’u kombinuar me kilota ose funde midi. P%r një pamje disi më çapkëne, provoni kombinimin me një palë xhinse me bel të lartë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 18 =