Dekormi i Ballistëve/ Debate të forta në Kuvend, Rama: Jeni pasardhës të tradhëtarëve - Arbëria News

Dekormi i Ballistëve/ Debate të forta në Kuvend, Rama: Jeni pasardhës të tradhëtarëve

rama-palokaaa-c1200x600-678x381

Ka nisur me replika dhe me akuza edhe seanca e sotme parlamentare në Kuvend. Në qendër të debatit ka qenë edhe dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Bujar Nishani, order gjë e cila nuk është pritur mirë nga disa historinë, diagnosis por edhe nga Qeveria. Rama ka thënë se dekorimi nga Nishani, click u bë sepse anëtarët e opozitës janë pasardhës të denjtë të Ballit Kombëtar.

“Jam me Partizanin, s’jam me Ballin Kombëtar kjo nuk është sekret dhe s’ka asnjë arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar dhe për të bërë si fitimtar. Këtu mund të numëroni vetëm sa pula keni shqyer kur keni qenë në qeveri, këtu jeni pasardhësit e ladvdishëm të Ballit Bombëtar, Keni shumë të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni atje te Varrezat e Dshmorëve dhe përkuleni se s’keni rrugë tjetër, te partizanët përkuleni se s’keni rrugë tjetër”, tha Rama.

Paloka replikoi me Ramën, duke i thënë se është djalë partizani dhe se vetë Mehmet Shehu e ka pranuar se ka bërë gabim me pushkatimin e 63 anëtarëve të Ballit.

“Im atë ka qenë partizan, se di a ka qenë yt atë, por do turpërohesha sot nëse im atë do dekoronte ato që the ti sot këtu. Edhe Mehmet Sehu me aktin që kreu ekzekutimin e 63 anëtarëve të Ballit kërkoi ndjesë dhe e quajti gabim, ky zotria na thotë që ne qenkemi pasardhës etj, ti je rritur nën hijen e atyre monumenteve por s’është mburrje kjo. S’e kam fjalën për monumentet e Enverit, por për pushkatimin e poetëve, ti vazhdo mburru me aktet e tyt eti ne do jemi krenar për baballarët tanë”, u shpreh Paloka.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 13 =