Dekreti/ Meta pranon shkarkimin e Muçit, shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese - Arbëria News

Dekreti/ Meta pranon shkarkimin e Muçit, shpall vakancën për Gjykatën Kushtetuese

Menjëherë pas takimit me gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Muçi, që ishte dhe anëtar për në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e vakancës për këtë vend.

Meta pranon shkarkimin e Muçit nga Komisioni i Pavarur i Apelimit dhe i hap rrugë zgjedhjes së një tjetër gjyqtari për në Gjykatën Kushtetuese.

“Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi”, thuhet në dekret.

Kujtojmë që Besnik Muçi ishte përzgjedhur nga Presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por u shkarkua dje nga KPA, për shkak se kishte probleme me pasurinë dhe integritetin e figurës.

Ndërkohë, ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese fshiu emrin e tij nga faqja zyrtare, ndërsa Meta shpall tashmë vakancën për zëvendësimin e tij.foto galeri

(BalkanWeb

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =