Dëshmia tronditëse/E mitura jetime:Drejtoresha më rrahu me thupër dhe më detyroi të mos flisja për përdhunimin - Arbëria News

Dëshmia tronditëse/E mitura jetime:Drejtoresha më rrahu me thupër dhe më detyroi të mos flisja për përdhunimin

largea_1427732574-0-marsala-rinviato-a-giudizio-74enne-accusato-di-abusi-sessuali-su-bambina-di-6-anni1433350829

Një ndër tre të miturat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve. Më pak se 12 vjeç, website like this ajo është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë se ajo dhe këtë fakt ia ka treguar drejtoreshës së institucionit. Reagimi i zyrtares ka qenë edhe më tronditës se sa rrëfimi i vajzës së dhunuar. Ajo ka marrë një thupër dhe e ka rrahur shumë, healing duke e detyruar të mos fliste për këtë ngjarje.

Albana Llazani, ish-drejtoresha tashmë e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, është vënë në dijeni se kush ishte djali që kishte abuzuar seksualisht me të miturën dhe ka kërkuar me insistim që të mbyllë këtë çështje pa zhurmë. E mitura, e tronditur nga kjo ngjarje, ka dëshmuar para prokurorëve, në shoqërinë edhe të psikologut, detajet e veprimeve të dhunshme të agresorit ndaj trupit të saj të paformuar.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se e mitura është e defloruar (zhvirgjëruar) pa arritur ende moshën e pjekurisë seksuale. Ky skandal i rëndë është munduar të mbahet i fshehtë dhe është zbuluar vetëm gjatë hetimeve të nisura për keqtrajtime ndaj të miturve në qendrën e fëmijëve në Shkodër.

Fillimisht, institucioni i Avokatit të Popullit ka sinjalizuar Prokurorinë e Shkodrës se në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në qytet ka të dhëna se fëmijët keqtrajtohen fizikisht. Prokuroria nisi menjëherë hetimet, në bazë të të cilave u përftuan të dhëna tronditëse për abuzime jo vetëm fizike, por edhe seksuale.

Të miturit, gjithnjë nën shoqërinë e psikologut, kanë dëshmuar se kujdestaret e Qendrës iknin me orë të gjata nga institucioni, duke i lënë fëmijët vetëm. Gjatë kësaj periudhe pa kujdestarë, fëmijët meshkuj të moshës më të madhe i detyronin më të vegjlit të shihnin filma “me pullë të kuqe” në platformën dixhitale televizive që kishin në Qendër. Për më tepër, të miturit detyroheshin që të kryenin të njëjta veprime me ato që kryenin personazhet në filmat për të rritur.

Hetimi i sapofilluar nga ana e Prokurorisë së Shkodrës ka evidentuar si persona përgjegjës për keqtrajtimin e të miturve dhe neglizhencën në detyrë me pasojë abuzimin seksual ndaj të paktën 3 të miturave, disa punonjëse të Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, të cilat janë ndaluar si të dyshuara për veprën penale të ‘Keqtrajtimit të fëmijëve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =