Detaje të reja nga grabitja në Rinas/ Si hynë grabitësit deri tek avioni dhe si nisi përplasja me armë me policinë - Arbëria News

Detaje të reja nga grabitja në Rinas/ Si hynë grabitësit deri tek avioni dhe si nisi përplasja me armë me policinë

Detaje të tjera dalin në dritë pas grabitjes së bujshme të ndodhur pasditen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit (foto më poshtë) ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës. Porta ndodhet në krahun e fshatit Larushk.

Katër personat e armatosur, kanë prerë me darë portën e hekurt.

Forcat e sigurisë së kompanisë private që ruan aeroportin nuk i ka vënë re duke qenë se ishin të veshur me rroba komando të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit.

Me të hyrë, grabitësit kanë shkuar tek pjesa e “barkut” të avionit duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Ishin disa banka që po transportonin kartëmonedhat jashtë vendit. Grabitësit kanë arritur të marrin një pjesë të tyre.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Pasi janë vënë në ndjekje të autorëve, policia ka parë grabitësit në përpjekje për të djegur furgonin me të cilin ishin marrë paratë në aeroport. Me të pikasur forcat e rendit, ka nisur përplasja me armë, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej autorëve.

Grabitësit po i priste një tjetër mjet ku kanë ngarkuar paratë dhe janë larguar, duke braktisur furgonin e parë pa arritur ta djegin.

Duke qenë se policia nuk kishte fushëpamje të mjaftueshme janë tërhequr përkohësisht, për të vëzhguar autorët e grabitjes, të cilët janë larguar për në fshatin Çekrezë me makinën e dytë.

Atje, e kanë djegur atë dhe janë arratisur përfundimisht në drejtim të paditur.

Furgoni i parë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

/Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 8 =