Dimër në verë/ Stuhia godet edhe Jugun, pushuesit ikin me vrap, era thyen pemët, ikin dritat (VIDEO+FOTO) - Arbëria News

Dimër në verë/ Stuhia godet edhe Jugun, pushuesit ikin me vrap, era thyen pemët, ikin dritat (VIDEO+FOTO)

Mot i pazakontë në mes të verës. Stuhia me erë të fortë dhe shtrëngata shiu mbrëmjen e sotme kanë pushtuar edhe Jugun e vendit. Në Sarandë dhe në Vlorë era e fortë e shoqëruar reshje të dendura shiu ka kapur në befasi pushuesit që janë larguar me vrap drejt banesave.
Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër
Breshëri i prish ditën pushuesve në plazhin e Spillesë (VIDEO)
Llamarina përfundon në shtyllën e tensionit të lartë, bien pemët! Stuhia dëmton rrjetin elektrik /FOTOT

Mot i pazakontë në mes të verës. Stuhia me erë të fortë dhe shtrëngata shiu mbrëmjen e sotme kanë pushtuar edhe Jugun e vendit. Në Sarandë dhe në Vlorë era e fortë e shoqëruar reshje të dendura shiu ka kapur në befasi pushuesit që janë larguar me vrap drejt banesave. Report Tv sjell pamjet e momentit kur qytetarët dhe pushuesit u kapën në befasi nga cikloni. Si pasojë e erës dhe shiut janë dëmtuar shtyllat duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërsa janë thyer edhe pemët duke dëmtuar makina e biznese.
Në Vlorë rruga e portit është përmbytur nga reshjet që ranë me intensitet të lartë prej më shumë se një ore dhe vijojnë, ndërsa po ashtu si në Sarandë ka probleme me energjinë elektrike. Moti i keq që kulmoi në Jug në mbrëmje shkaktoi probleme në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Në Shëngjin era e fortë rrëzoi shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre. Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erërat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore. Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet. Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00. Qyteti dhe zona e plazhit është pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve nga era e fortë. Gjithashtu u bllokua më për shumë se një orë rruga që lidh parkun kombëtar të Divjakës me plazhin.

Aktualisht rruga është zhbllokuar pas prerjes së pemëve që bllokuan kalimin. Në qytet kanë rënë pemët dekorative. Po kështu në qytetin e Cërrikut si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë dekorative. Për pak çaste pemët kanë shkaktuar probleme në rrugë por më pas forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur pastrimin e plotë të rrugës. Probleme ka pasur edhe në Berat, ku mjaftuan vetëm pak minuta reshje të dendura duke sjellë vërshimin e ujit dhe bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit. Për disa minuta ka pasur edhe ndërprerje të energjisë, por është rikthyer./SH.com/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − three =