Diplomati austriak: Shqiptarët e Preshevës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e Kosovës! - Arbëria News

Diplomati austriak: Shqiptarët e Preshevës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e Kosovës!

petzricchc

Ambasadori austriak, approved Wolfgang Petritsch , site në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Preshevajonë”, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të dejtë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ashtu siç votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet serbe, por sipas tij pjesëmarrja  është ilegale vetëm atëherë kur qytetarët i posedojnë të dyja nënshtetësitë.

Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë, pret që ky proces të zhvillohet në baza demokratike dhe paqësor.

Meqenëse dilema rreth (mos) daljes së qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ambasadori austriak është shprehur qartë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, nëse posedojnë pasaporta të kosovare, apo dynënshtetësinë, atë kosovare dhe serbe”.

Sipas ambasadorit Petritsch, kështu veprohet në Evropë edhe me zgjedhjet në Austri, Belgjikë apo Gjermani, ku nuk ju mohohet participimi në zgjedhje qytetarëve të këtyre vendeve edhe pse janë jashtë shtetit të tyre amë.

Burimete brenda kësaj gazete, kanë njohur se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta kosovare dhe njëkohësisht ato serbe.

Reciprocitetin mes pakicës serbe në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi, diplomati i lartë austriak z.Petritsch pohon “Një ide të tillë edhe unë përkrahi sepse do të ishte e pa logjikshme që serbët e Kosovës të privilegjohen ndërsa ata të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të injorohen apo diskriminohen. Ky mosrespektim i këtij reciprociteti mes pakicave në këta dy vende fqinje jo vetëm se është në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, por nuk i kontribuon edhe fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së rajonit”, përfundon Wolfgang Petritsch, për “Preshevajone”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 6 =