“Dita e Verës” në Elbasan merr ngjyrë, qielli “gri” nuk ia prish traditën këtij qyteti - Arbëria News

“Dita e Verës” në Elbasan merr ngjyrë, qielli “gri” nuk ia prish traditën këtij qyteti

 “Dita e Verës” edhe pse me nje mot ” gri” ashtu edhe si ishte parashikuar nuk i ka shqetësuar qytetarët.

Kjo natë dhe ditë është festuar në qytetin e Elbasanit me ritualin shekullor, pa e prishur traditën e bukur dhe të veçantë, të trashëguar nëpër breza. Koncerti madhështor ka startuar mbrëmjen e 13 marsit ku qindra qytetarë por edhe miq nga qytete të tjera kanë kërcyer dhe kënduar deri në orët e mëngjesit duke injoruar të ftohtin.

 

Mëngjesi ka nisur ndryshe me një qytet të zbukuruar nën kujdesi n e Bashkisë me çadra ku tregëtoheshin aksesorë të ndryshëm që sombolizojnë ditën e verës. Parada e karnavaleve ekspozita të ndryshme ku për herë të parë nën kujdesin e vetë prefektit është çelur në këtë institucion ka çelur ekspozitën ” Prefektura e hapur”.6aa38ee3-e965-426c-afc7-2c402ca9349b

Me qindra qytetarë kanë vizituar për tre ditë panairin ” Dita e Verës2019″ me pjesëmarrjen e shumë bizneseve. Por urime në ketë ditë nga qyteti i festës pagane kanë dhënë edhe kryeministri Edi Rama nga ku uroi edhe gjithë shqiptarët për këtë ditë. Pak orë më pas edhe kreu i opozitës vizitoi qytetin ku mes qindra qytetarêve tha se “bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre!

Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”, ka qenë urimi i Bashës për Ditën e Verës.20b5fd37-adb3-4acd-aaac-9f8db09bceaf

Edhe kryetarja e LSI vizitoi Panairin ku edhe ajo uroi shqiptarët ditën e Verës. Edhe një herë qytetarët elbasanas dhe rrethinat e tij thyen të ftohtin dhe i qëndruan besnikë festës së tyre që edhe pse është kthyer në një festë kombëtare origjinën e ka nga ky qytet.
Rreth origjinës së festimit të “Ditës së Verës” nuk ka një version të qartë. Thuhet se kjo ditë, ka lidhje me Dianën e Çermenikës, që njihej si hyjneshë e pyjeve dhe e natyrës.

53740579_392034351354185_631969510932348928_n53750272_813754589011152_1861631012987994112_n53711515_396539577810631_3267224833733165056_n54518977_295415634446709_8964215952187064320_n53908305_594662827674050_7361809322436722688_n53604462_1481462325317938_442303969889353728_n53761176_1128163747363891_6278138929912741888_n53738085_424925718272101_8560214968794873856_n53902847_389023025011307_2679173068504432640_n54279176_351717108767512_1278683983894282240_n53584769_2185560734844705_2417350762628644864_n54255867_317881369081632_4962136228586586112_n

Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − four =