Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, përkujtohen viktimat e nazizmit - Arbëria News

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, përkujtohen viktimat e nazizmit

holokausti-500

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit (27 janar) përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, sildenafil ku rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, approved në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Një rol për të shpëtuar hebrenjtë e ka pasur edhe Shqipëria.

Ky shtet, është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.?

Për nder të kësaj dite edhe këtë vit, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri do të organizojë një aktivitet në mjediset e saj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + seven =