Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës, apeli i Metës: Ndërtimet po rrezikojnë vlerat e rralla - Arbëria News

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës, apeli i Metës: Ndërtimet po rrezikojnë vlerat e rralla

“Ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare”.

Me kete alarm dhe me nje apel te forte per mirembajtjen e trashegimise kulturore, presidebti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot Diten Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, presidenti thekson se nuk duhet harruar se “pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes”.

Mesazhi i Metës

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, përshëndes të gjithë përfaqësuesit dhe specialistët e trashëgimisë sonë kulturore për pasionin dhe përkushtimin e veçantë të treguar ndër vite.
Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare.
Ndaj apeloj që ta mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Të mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekti kulti, afresku apo vendi arkeologjik dëmtohet identiteti ynë kombëtar dhe kulturor, si dhe humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes.

543apolonia1

/JavaNews/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − four =