Djali hedh në gjyq prindërit se e lindën pa pëlqimin e tij - Arbëria News

Djali hedh në gjyq prindërit se e lindën pa pëlqimin e tij

Një 27-vjeçar nga India ka vendosur që të hedhë në gjyq prindërit e tij, me akuzën se e sollën në jetë pa pëlqimin e tij.

Duket shumë e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Ai është Raphael Samuel dhe për “The Print” është shprehur se prindërit e sollën në jetë vetëm për kënaqësinë e tyre.

“I dua shumë prindërit e mia dhe kemi një marrëdhënie të mirë. Por ata më lindën vetëm për kënaqësinë e tyre”, ka thënë 27-vjeçari.

I riu nga Mumbai megjithëse shprehet se jeta e tij ka qenë mahnitëse shton: “Nuk e kuptoj pse duhet të vij në jetë dhe të rri të mësoj apo të jem në kërkim të një karriere, veçanërisht kur nuk e kam kërkuar ekzistencën time”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =