Do kalonin drogë në Greqi, arrestohen dy vajzat. “Na e ngecën shokët në çantë” - Arbëria News

Do kalonin drogë në Greqi, arrestohen dy vajzat. “Na e ngecën shokët në çantë”

thumbnail_20160818_062638-383x4501

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, decease në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP­Korçë, pharmacy në dalje të Republiksë së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të trafikimit të drogave të forta (Kokainë) me qëllim kalimin e kësaj sasie lënde narkotike, në shtetin grek.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm, midis tyre dy femra:

Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht­Devoll,

Redona Demolli , 21 vjeçe, Mikel Çekrezi, 29 vjeç,

Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike, në çantën e saj , mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe.

Shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes­Benz” me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, sërish në çantën personale të saj, i`u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + two =