DOKTORI I MERR 300 MIJË LEKË RYSHFET PËR T’I DHËNË KEMPIN NJË TË PARALIZUARI - Arbëria News

DOKTORI I MERR 300 MIJË LEKË RYSHFET PËR T’I DHËNË KEMPIN NJË TË PARALIZUARI

Policia e Elbasanit arrestoi mjekun Çaush Zogu, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në shëndetësi, ku doktori 60 vjeçar në qytetin e Gramshit ka marrë 30 mijë lekë ryshfet për t’i dhënë “Kemp”-in një të paralizuari.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të urdhrit të Prokurorit, bënë ndalimin e Zogut, me detyrë mjek neuro-psikiatër.

Me zë dhe figurë, emisioni investigativ Fiks Fare faktoi se doktori neurolog, Çaush Zogu mori ryshfetin dhe i premtoi djalit të të paralizuarit se do t’i plotësonte dokumentet.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =