“DokuFesti”, këtë herë në Prizren vinë 228 filma nga 43 shtete - Arbëria News

“DokuFesti”, këtë herë në Prizren vinë 228 filma nga 43 shtete

Ndodhitë në Kosovë, drug rajon e botë vazhdojnë që të jenë preokupim i organizatorëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, adiposity që sivjet mbahet nga 8 deri më 16 gusht në Prizren.

Pas përpjekjeve për “thyerje të kufijve” dhe “ndryshim” në dy vitet e shkuara, pills sivjet “DokuFest” në qendër të vëmendjes së reflektorëve sjell temën e migrimit, dukuri kjo që vetëm disa muaj më parë pati prekur në palcë shoqërinë kosovare, derisa vazhdon të jetë çështje aktuale edhe për shkak të situatës në Siri. Një pjesë e filmave që do të projektohen në kinematë e ndryshme të Prizrenit do t’i dedikohen kësaj teme. Shpallja e programit të kompletuar të filmave të edicionit XIV të festivalit më të vizituar në Kosovë e ka konfirmuar edhe njëherë këtë.

“Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti shoqëror i tij global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, duke përfshirë panele dhe debate me filmbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtarë dhe vendorë. Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar, ndërsa regjisori fitues i ‘BAFTA’-s dhe i paimitueshmi Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit”, ka thënë zëdhënësja e “DokuFestit”, tha Nita Deda.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eighteen =