“Dorëzohet” Rama: Tarifat jam gati t’jua paguaj nga buxheti... - Arbëria News

“Dorëzohet” Rama: Tarifat jam gati t’jua paguaj nga buxheti…

Pavarësisht se thirrja për komunikim në rrjetin social me kryeministrin nuk u dëgjua nga studentët, kryeministri këtë të hënë ka folur i vetëm, duke deklaruar se është gati t’i ulë tarifat për shkollimin nga 50% deri në 0 lekë, vetëm që studentët të vijnë dhe të dialogojnë.

Gjatë monologut të tij që zgjati prej mëse një ore, Rama është “zbythur” më në fund duke thënë se është i gatshëm që përmes buxhetit të shtetit t’u ulë tarifat nga 50% deri nëe 0 lekë për studentët me nota të larta.

Rama: Tarifat jam gati, jemi gati t’i rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit  dhe qeverisë. Ne do tu japim nga buxheti 50%. Atyre me 9 dhe 10 ua paguajmë ne të gjitha. Pse mos t’ua heqim fare atyre që janë më ndihmë ekonomike? Të gjithëve t’ua bëjmë me 50%? Unë nuk mendoj kështu. Studentët kanë të drejtë që nuk e mbajnë mend kur ishte më keq. Keni dëgjuar dhe një mit tjetër për numrin e studentëve.

Në fjalimin e kryeministrit ka patur një sërë momentesh”lëvizjeje”, pasi pak minuta më parë kreu i qeverisë u nervozua dhe filloi të hedhë akuza indirekte në drejtim të studentëve, duke bërë analogji me Lulzim Bashën në kohën e çadrës së opozitës.

Rama: Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu.

Gjithashtu kryeministri u përpoq që të bëjë thirrje kundër opozitës, që sipas tij ndodhet në protestë dhe u kërkon studentëve që të mos dialogojnë me qeverinë

Rama: Lëreni Lulin e Monikën tek ministria e Arsimit, mos u merrni me ata, hajdeni pushtoni këtë godinën dhe zyrën këtu futuni brenda në zyrën time.

Shumë herë kryeministri i ka rënë me dorë tavolinës së tij në selinë e qeverisë, duke treguar për një humbje të qasrtë të qetësisë.

/Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + eleven =