"Dosjet"/ Veliaj: Pr/ligji një nga më të mirët që kemi pasur. Doda-Ramës: Ke në qeveri ministrin e Ramiz Alisë. Majko: Mos bëni sikur erdhët nga hëna, ministra të Ramizit ka si nga ju dhe nga ne! - Arbëria News

“Dosjet”/ Veliaj: Pr/ligji një nga më të mirët që kemi pasur. Doda-Ramës: Ke në qeveri ministrin e Ramiz Alisë. Majko: Mos bëni sikur erdhët nga hëna, ministra të Ramizit ka si nga ju dhe nga ne!

Erion Veliaj ka prezantuar pr/ligjin e fundit që sjell në Kuvend si ministër për votim, tadalafil hapjen e dosjeve për krimet e komunizmit.

Ai theksoi se projektligji i prezantuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është në respekt të të drejtave të viktimave të komunizmit për të njohur të vërtetën.

Pasi ka prezantuar draftin, Veliaj ka vlerësuar se pr/ligji që ministria e tij ka sjellë për votim siguron transparencën dhe çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar.

“I nderuar që e mbyll në Kuvend me prezantimin e pr/ligjit për hapjen e dosjes. Dua të falënderoj partnerët tanë, kryesisht Gjermaninë, për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Pr/ligji një nga më të mirët që kemi pasur. Falenderoj mbështetjen e OSBE që vlerësoi publikisht ligjin. Si përfaqësues i një brezi që nuk e ka përjetuar drejtpërdrejti komunizmin. Jemi i vetmi vend bashkë me Rusinë që nuk kemi bërë transparencë për krimet e komunizmit. Mund t’ia linim një brezi të ri që do ta shikonte komunizmin vetëm si histori e së kaluarës.  Të respektojmë të drejtën e çdo viktime të komunizmit për të njohur të vërtetën. Viktimat e komunizmit do të kenë akses për të kontrolluar dosjet kundër tyre. Pr/ ligji parashikon hapjen e dosjeve për mediat. Kjo transparencë kërkon përgjegjësinë që çdo zyrtar të bëjë publik përfshirjen e tyre. Çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar. Do të menaxhohet me kujdes arkiva. Do të mbyllen njëherë e mirë përdorimi i këtyre dosjeve për shantazh politik.  Ti japim njëherë e mirë fund kësaj sharange. Dua t’iu falënderoj për bashkëpunimin, falënderoj kreun e kuvendi. Falenderoj ato komisione ku kemi pasur shumë punë. Falenderoj Erjon Bracen, Fatmir Xhafën. Me gjithë vërejtjet që kemi pasur i kemi qëndruar strikt draftit. Shqipëria ka nevojë për më shumë punë dhe më pak baltë”- tha ministri Erion Veliaj.

Ndërsa deputetja demokrate Mesila Doda në diskutimin e saj vlerësoi dhe falënderoi punën e bërë nga shoqëria civile, studentët e dhjetorit, të persekutuari dhe të gjithë atyre që e mbështetën dhe punuan për këtë projektligj. Më tej ajo theksoi se hapja e dosieve do të nisë me hapjen e dosjeve të politikanëve, drejtorëve, gjyqtarëve e kështu me radhë.

Unë nuk kam asnjë dyshim që një vullnet i mirë do mund të rregullonte gjithë elementët dhe teknikalitetet që mund të konsideroheshin si prolematikë, por për këtë do duhej vullnet i mirë, vullnet që kësaj maxhorance i mungon. I mungon, sepse do duhej që më së paku të bënte zgjedhjen nga kush krah qëndron, nëse është me viktimën a me agresorin, dhe këtë zgjedhje ju nuk e bëni dot, se vini nga agresioni dhe jetoni me agresionin e djeshëm dhe krimin e sotëm”, theksoi Doda.
Ajo ka akuzuar Kryeministrin Rama, se i ke në parlament, i ke në qeveri…ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes.

Ke kryetar grupi parlamentar, kryetar të komisioneve të ligjeve dhe të sigurisë, ke deputetë në grupin tënd parlamentar pjesë e ish-funksionarëve të lartë rregjimit.
Ponc Pilatin sot nuk e bën dot. Ti që i tregove Papa Franceskut vuajtjet e klerit të tij, kalvarin e kishës së tij a e mendove se çdo të thotë të kryesh një proces ku dosjet hapen për rrezikzinjtë që kanë qenë herë të shtrënguar e herë të dëshiruar të thonë mëkatin për të afërmin, por ku ti mbron me gjoks arkitektët dhe ofiqarët e rregjimit që vrau e dhunoi kishën e Franceskut, që përndoqi e dhunoi klerikët e feve dhe që vrau e burgosi mijëra intelektualë e të rinj, burra e gra dhe burgosi e shkatërroi ADN e lirisë së një kombi?A e mendon se çdo të thotë ti dalësh zot armatës së xhelatëve që sot kanë pushtuar zyrat e shtetit e vendimarrjen e politikës? i ke në parlament, i ke në qeveri…ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes, i ke në zyrat e policisë, ne prokurori, gjykata, diplomaci…
Më së fundi një këshillë miqsore për ty…kur të mundohesh të sjellësh ndër mend kohën e refleksioneve me Dan Klosin dhe kur ven firmën në dokumentarët e Pritjes Papnore, kur sillesh me nderim e emocion përpara vuajtjeve dhe tregimeve rrënqethse të At Zefit…mos harro thuaji vetes që po gënjen…teatri jot i vetëm sot luhet me Gramozin dhe Xhafën, ato të venë ato të heqin…pjesa tjetër është show
”, tha Doda.

Por nuk ka munguar edhe reagimi i deputetiti socialist Pandeli Majko ndaj akuzave të kolegëve të djathtë, duke u kujdesur të vendosë barazi sa i përket angazhimit politik për hapjen e dosjeve, e duke bërë apel që të mos krijohen diferenca “e bardhë e zezë” mes qeverisë dhe mazhorancës.

Nga foltorja e kuvendit Majko iu përgjigj kështu kolegut Mediu sa i takon titullin “Hero i Popullit” që mban ende ish-diktatori Enver Hoxha: Projektligji duhet të na bëjë të reflektojmë. Mos të bëjmë sikur në këtë vend nuk është qeverisur me patetizëm lidhur me atë që ka ndodhur para viteve ’90. Dekoratat që ka mbajtur Enveri, Mehmeti etj etj… këtu ishit, nuk erdhët nga hëna, t’i kishit hequr, të gjithë presidentët i keni propozuar ju. Këtu ishit, pse bëni sikur keni ardhur nga hëna.

Ndërsa sa i përket deklaratave të deputetet demokrate Albana Vokshi, Majko u shpreh: Ministra të Ramiz Alisë ka edhe këtej edhe andej. Ne nuk përfaqësojmë të zezën dhe ju të bardhën.

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko tha qeveria ka ndërmarrë këtë projektligj jo për të vendosur drejtësi dhe fajtorë, por për të mësuar një pjesë të së vërtetës. N këtë kontekst, Majko sqaroi se drafti i lustracionit që kanë propozuar kolegët e opozitës është rrëzuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndaj në këto kushte mazhoranca nuk mund ta votojë.

Ne nuk mendojmë se hapja e dosjeve do të vendosë drejtësi në këtë vend. Ka dosje që as janë hapur e as do hapen e as fëmijët e mi nuk do ta marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Diferenca është midis asaj që quhet e drejtë dhe drejtësi. Po diskutojmë për të drejtën. Propozimet e kolegëve të opozitës janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Nëse doni ta miratojmë si akt moral le ta bëjmë, por gjykata ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venezias në lidhje me këtë çështje. Fajtorët për këtë që ka ndodhur në Shqipëri nuk janë këta që do të hapin dosjet. Në takimin që patëm me të përndjekurit u tha që ka pasur raste ku bashkëpunëtorë të sigurimit janë bërë nën presion. Por për familjet realisht të përndjekura jeta ka qenë një ecje në luginën e spiunëve, kishe frikë të ecje. Ne do hapim dosjet e spiunëve por nuk besoj se brenda tyre do të zbulojmë të gjitha të vërtetat.  Ne po përpiqemi të krijojmë një raport me të vërtetën aq sa të mundemi. Është një pjesë e të vërtetës nuk është e gjithë e vërteta. Ky ligj nuk do të shpallë fajtorët, por kërkon të bëjë transparente një pjesë të asaj që ka ndodhur para viteve 90”, tha Majko.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =