Drogë në kryeqytet: Folie, Lollipop, Pepper Lounge. Arrestohen 11 persona, menaxherë lokalesh dhe bashkëpronarë - Arbëria News

Drogë në kryeqytet: Folie, Lollipop, Pepper Lounge. Arrestohen 11 persona, menaxherë lokalesh dhe bashkëpronarë

Policia përmes operacionit të koduar “Chaos party” ka kontrolluar dhe arrestuar 11 persona mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut, visit ndërsa 29 të tjerë janë shoqëruar për verifikim. Dyshohej se menaxherët e lokaleve krijonin kushtet e nevojshme që klientët e tyre të konsumonin lëndë narkotike. Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë. Sipas burimeve të neësbomb.al, nurse kontrollet janë ushtruar në disa prej ambienteve më të frekuentuara në kryeqytet si Folie, symptoms Lollipop dhe Pepper Lounge, menaxherët dhe pronarët e të cilëve kanë lidhje me politikën dhe biznesin.

Sipas policisë, shtetasit e arrestuar nga policia e Tiranës janë:

1.Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit.

2.Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit.

3.Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë.

4.Dorjan Plaku, 26 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

5.Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit.

6.Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

7.Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

8.Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë.

9.Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, staf kamarier i lokalit.

10.Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit.

11.Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit.

I proçeduar në gjendje të lirë shtetasi: Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “kokainë”

-3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

-20 aparate telefonike të markave të ndryshme

-2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)

-4 tuba plastik

“Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 20 =