Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj nxjerrë në punë edhe gjatë fundjavës punonjësit - Arbëria News

Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj nxjerrë në punë edhe gjatë fundjavës punonjësit

Briseida Shehaj

Pas gjendjes problematike me mbledhjen e të ardhurave, order drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka angazhuar punonjësit edhe në fundjave.

Me urdhra të brendshëm, 400 inspektorët janë në punë të shtunë e të diel, ndërsa punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes ditët e javës, pa marrë asnjë lek shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.

“GSH” ka siguruar dy urdhra të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, ku si krejt normal shkruhet se e shtuna dhe e diela janë ditë pune.

Aktualisht Tatimet kanë kaluar çdo përcaktim ligjor për oraret shtesë dhe vetëm në 8 javë këta punonjës kanë 288 orë shtesë, të cilat, sipas projektligjit që është në diskutim, s’duhet të jenë më shumë se 200 orë në vit.

Kështu, sipas llogaritjeve, në 5 ditë të javës, tatimorët punojnë 4 orë shtesë, që i bie për 5 ditë 20 orë, shtoji dhe të shtunë e të diel nga 8 orë, 36 në total në javë. Për 8 javë këta punonjës kanë 288 orë shtesë, duke tejkaluar çdo normë.

Vetëm pak kohë më parë Qeveria miratoi ndryshimet në Kodin e Punës, ku punëdhënësi ka të drejtën t’i kërkojë punëmarrësit deri në 200 orë shtesë në vit, ndërsa projektligji po diskutohet në komisione.

Vetëm në shtator, në muajin e sulmit total, janë mbledhur më pak nga Tatimet e Doganat, 2,2 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro. Kjo me planin e rishikuar të qeverisë.

Pra, me planin e ulur për shkak të mungesës së të ardhurave dhe me policët në terren, sërish më pak para. Të gjithë zërat e taksave dhe tatimeve, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale janë mbledhur më pak sesa plani.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =