Dua Lipa, renditet mes femrave më me ndikim në botë - Arbëria News

Dua Lipa, renditet mes femrave më me ndikim në botë

Dukesha e Sussex-it, këngëtarja shqiptare dhe bashkëshorta e George Clooneyt janë në mesin e grave më me influencë dhe shpresëdhënëse britanike në botë.Revista e mirënjohur “Vogue” shkruan se Meghan Markle është në mesin e “liderëve të jashtëzakonshëm që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë”.

Por lista prej 25 personaliteteve të gazetës përfshin edhe avokaten e të drejtave të njeriut, bashkëshorten e George Clooneyt, Amalin.

Më e reja është Dua Lipa, 22-vjeçarja që fitoi këtë vit dy çmime në “Brit Awards” dhe është përshkruar nga Vogue si një “definim i kulturës”.

Revista e modës thotë se hiti “New Rules”, i cili është shikuar mbi një miliard herë në YouTube, është “himn i fuqizimit të femrave”.

Vogue thotë se dukeshja e Sussex, e cila u martua me princin Harry më 19 maj, “zgjoi kërshërinë e publikut gjatë gjithë vitit” dhe u bë një nga gratë më të njohura në botë.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − one =