Duma: Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin - Arbëria News

Duma: Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka takuar banorë të zonës së plazhit, ku u njoh nga afër me situatën ekonomike e sociale të banorëve, por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit. “Po të shkosh tek Dako, unë e njoh sepse kam jetuar këtu që nga vitet 60, shkon tek bashkia dhe deri në 12 e ke te piaca ose diku tjetër duke pirë kafe dhe vjen më pas hyn nga dera prapa dhe del nga përpara. Megjithëse e njoh, nuk mund të bisedoj njeherë normalisht. Hapni dyert të vijnë njerëzit e të këshillohen, e të merrni problemet.

Të mos na hedhë hi syve se shiko si i ka lënë gropat. Pusetat e ujërave të shiut janë kthyer në puseta të ujërave të zeza. S’ka turizëm këtu, deri tek buza e ujit ka ndërtime dhe beton”, tha një qytetar.

“Unë kam votuar për të majtën dhe se kam për turp. Por dua një njeri dhe që dera jote si kryetare bashkie nesër të jetë derë e hapur që të dëgjosh ata njerëz dhe nënat tona për fëmijët e vetë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Duma u shpreh se qytetit i duhet një administrator i zoti, që të dojë njerëzit e të punojë për ta. Ajo u zotua se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë durrsakët.

“Jashtë premtimeve elektorale, ju atë derën e keni tuajën. Nuk është dera ime. Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin. Nuk ka nevojë për fjalë të bukura, sepse atë që ju ndjeni, unë e di shumë mirë”, tha Duma

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 18 =