Durim Bami/ Dëshmi "shokuese" për Tom Doshin, inskenoi gjithçka vet ! - Arbëria News

Durim Bami/ Dëshmi “shokuese” për Tom Doshin, inskenoi gjithçka vet !

Kthesë e fortë në çështjen “Doshi”. Personi që deputeti i Shkodrës pretendon se është paguar nga Ilir Meta për ta ekzekutuar ka mohuar gjithçka. Jo vetëm kaq. Dëshmia e Durim Bamit në Prokurorinë për Krimet e Rënda jep një version krejt të ndryshëm të atij që është përfolur deri tani. Burime nga prokuroria bënë me dije për lapsi.al se 36 –vjeçari nga Fushë Kruja, price i arrestuar duke u larguar për në Mal të Zi, visit this ka thënë se gjithçka ishte kurdisur nga Tom Doshi.

Sipas të njëjtave burime, buy Bami është shprehur se ai është paguar nga Doshi për të thënë para një kamere versionin se ishte kontaktuar nga dikush për të eliminuar Doshin e Mhill Fufin, “me urdhër nga lart”. Veç parave, Bami pretendon se Doshi e ka joshur edhe duke i blerë një automjet luksoz. Po kështu, sipas tij, ka qenë Doshi që si pjesë të këtij varianti e ka çuar atë në zyrën e Ministrit të Brendshëm për të thënë emrin e Ilir Metës.

Durim Bami ka deklaruar se në takimin me ministrin ka folur thuajse gjatë gjithë kohës vetëm deputeti Doshi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga deputeti i Shkodrës të gjitha provat që ai ka për versionin që ka bërë publik, sipas të cilit, vrasja e tij dhe Fufit ishte organizuar nga Meta. Disa media njoftuan një ditë më parë se Durim Bami kishte pranuar se kishte marrë para për ta eliminuar Doshin. Nuk dihet nëse ai e ka bërë një deklaratë të tillë dhe më pas e ka ndryshuar versionin e tij. Opozita deklaroi pasditen e djeshme se Durim Bami po keqtrajtohej në qeli me qëllim që ta ndryshonte atë./Tema

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =