Durrës, arrestohet banda e furnizimit të drogës, sekuestrohen 200 doza heroinë - Arbëria News

Durrës, arrestohet banda e furnizimit të drogës, sekuestrohen 200 doza heroinë

Një rrjet i trafikimit të drogës, pill është goditur nga policia e Durrësit, treat duke vënë në pranga pesë persona, information pills ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Pas një hetimi dymujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, policia ka finalizuar operacionin “URT” dhe ka vënë në pranga këta shtetas:

-Neki (Klodian) Begaj, 34 vjeç i dënuar për shitje të lëndëve narkotike,

-Amarald Kariqi, 35 vjeç,

-Antonio Zani, 22 vjec,

-Gëzim Limani, 41 vjeç, i dënuar më parë për shitje të lëndëve narkotike,

-Xhuliano Çela 22 vjeç,

Ndërsa shtetasi Ahmet Limani, 38 vjeç, i dënuar edhe më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 200 doza heroinë dhe kanabis sativa, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 aparate celularë dhe një automjet tip “Mercedez Benz”.

Policia e Durrësit bën me dije se të arrestuarit furnizonin shpërndarësit e drogës në qytetin bregdetar. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =