Durrës/ Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari - Arbëria News

Durrës/ Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 15 vjeçari

ashenosr

Një 15 ­vjecar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit pasi është rrëzuar në gropën e një ashensori, pill kurse një tjetër person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në një ndërtesë tre­katëshe në Shkozet, viagra buy në të cilin operojnë disa biznese. Paraprakisht mësohet se 15­vjecari me iniciale K.L është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrash, dhe si pasojë ka humbur jetën. Për t’a ndihmuar ka shkuar një tjetër person, që gjithashtu është rrëzuar dhe ka marrë plagë.

15­vjeçari me iniciale K.L kishte shkuar për të pritur nënën e tij, e cila punon si sanitare në dykatet e parë të ndërtesës.

Gjatë pritjes bëhet e ditur se 15­vjecari kishte bërë disa xhiro me ashensorin e mallrave, dhe në një rrugë të radhës, sëbashku me të ka hipur dhe një punëtor me ngarkesë. Nga hetimet paraprake dyshohet se adoleshenti ka tentuar të dalë duke shtypur një buton, pa llogaritur mirë kohën dhe si pasojë ka rënë ne gropën e ashensorit.

Kjo ka rezultuar fatale për adoleshentin, duke i marrë jetën, ndërsa punëtori me iniciale B.D, 44 vjec ka marrë fraktura në trup. Ai u plagos pasi ka shkuar t’a ndihmoje te mituri. Mësohet se në dy katet e para të ndërtesës është një zdrukthtari, ndërsa në katin e tretë një fabrikë këpucësh.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =