Durrës/ Kapet 700 kg kanabis të fshehur në kamionin me destinacion Italinë, 2 në pranga - Arbëria News

Durrës/ Kapet 700 kg kanabis të fshehur në kamionin me destinacion Italinë, 2 në pranga

[vc_row][vc_column][vc_column_text]droga-1

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa është gjetur mbrëmjen e sotme dhe është sekuestruar në Portin e Durrësit, side effects ndëras dy perosna janë vënë në pranga. Lënda narkotike, reth 700 kilogramë, ishte fshehur në një kamion me targë TR8201R, i cili transportonte lëndë drusore drejt shtetit italian. në një kamion që do të shkonte në Itali.

Operacioni është bërë mbrëmjen e sotme nga policia në Portin e Durrësit. Kamioni me targë TR8201R transportonte lëndë drusore drejt shtetit italian. Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me Specialistet e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës gjatë kontrollit të kryer në Vijën e dytë, kanë mundur të sekuestrojnë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Në pranga janë vënë: drejtuesi i kamionit, shtetasi Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, banues në Laprakë? dhe pronari i mjetit, Albert Doku, 51 vjeç, banues në Tiranë. Ngarkesa përbëhej nga paleta me dru zjarri ku në brendësi të tyre ishte e vendosur edhe lënda narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ngarkuar në Bushat, Shkodër në drejtim të Milanos. Sipas policisë, në total janë 32 paleta dhe 10 prej tyre kishin me brendësi lëndën narkotike.

 

[/vc_column_text][vc_gallery type=”flexslider_fade” interval=”3″ images=”49880,49881,49882,49883,49884,49885,49886,49887,49888,49879″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =