Dy shqiptarë vodhën një kamion në Holandë, njëri në pranga dhe tjetri në kërkim - Arbëria News

Dy shqiptarë vodhën një kamion në Holandë, njëri në pranga dhe tjetri në kërkim

olicia holandeze ka rënë në gjurmët e dy shtetasve shqiptarë, të cilët mëngjesin e sotëm kanë vjedhur një kamion në autostradën A67, ku u pikasën nga autoritetet, që mundën të vinin në pranga njërin prej tyre.

Zbulimi i shqiptarëve u bë në kudaër të një operacioni patrullimi të ndërmarrë nga forcat policore pas raportimit të një serie vjedhjesh të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të materialeve që ato mbartnin. Sipas hetimeve paraprake të Policisë, në vjedhje ishin përfshirë edhe pesë persona të tjerë që kishin qendruar në distancë nga kamioni në një automjet.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të nëse analizuar lidhjen e vjedhjes së fundit me ngjarjet e mëparshme.

/Lapsi/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =