"E kam mallkuar me shpirt..." - Arbëria News

“E kam mallkuar me shpirt…”

Osman Stafa

Ajo mund te ishte rreth moshes 45-50 vjec. Kishe nje jete ne mjeksi. Kete me rrefeu teksa une isha duke pritur nje sherbim dhe ajo po bente punen e saj. Punonte si doktoreshe dhe rroga i shkon tek 400 mije leke ne muaj dhe punon me turne. Njehere i takon turni i paradites, njehere pasdite, e njehere turni i nates.

Per te qene mjeke kishte sakrifikuar shume ne kohe, larg familjes, larg jetes sociale, sepse i eshte dashur te qendroje dite e nate mbi libra. Mjeksia nuk eshte e thjeshte, eshte shume e veshtire. Kjo ka qene kryefjala qe profesoret u drejtoheshin studenteve, (ne kohen kur personazhi yne ka qene studente e mjeksise) shtoji ketu dhe pergjegjesine qe keta studente do te kishin neser mbi jeten e njerezve, i bente ata te vetedijshem mbi veshtiresite qe i priste puna e mjekut.

Koha e zgjatur e studimeve, specializimi, pershtatja ne pune, ben qe ajo, edhe krijimin e familjes se saj ta linte ne nje moment te dyte, pas te 35-tave. E ne jete i erdhi nje djale.

Djali nisi shkollimin ne Shqiperi, mbaroi 9-vjecaren, gjimnazin, iu drejtua shkolles se larte, e mbaroi ate me rezultate shume te mira, por pune nuk gjeti dot. Kerkoi, por ne profesion duhej me eksperience. Ne vende te tjera i kerkonin edhe leke, madje mbi 4 mije euro vendin e punes. Kishte edhe nga ato vende punes qe i merrte miku, qe djali nuk i kishte.

Djali vendos te ike jashte dhe hedh Lotarine Kanadeze. E fiton. Edhe pse atje kushtet e pranimit jane te rrepta, gjuha angleze mbi te gjitha, qe eshte kusht, qe duhet ta kesh nje nivel shume te mire. Djali i fitoi te gjitha keto, pa mik dhe pa lek.

Eh, more djale, m’u drejtua. Te isha edhe une e re, do kisha ikur nga ky vend, nga keto padrejtesi qe ndodhin ketu, nga servilizmat qe behen per te marre vendin e punes, nga korrupsioni, nga cdo gje. Por ce do qe une tashme jam nje brez i djegur, qe nuk kemi me shprese per me mire. Na kane vrare nervin, na kane nenshtruar, na kane mpire nga trute e kokes dhe ne pa frike sot i themi derrit daje”, – me fliste ajo me nje qetesi, qe dukej sikur ishte dorezuar nga cdo gje.

“Diten qe percolla djalin ne Rinas, ne syte e tij isha e buzeqeshur, isha e lumtur, ai te pakten do kishte mundesi te kishte nje jete ndryshe nga imja, nje jete ndryshe nga c’i pati oferuar Shqiperia. E inkurajoja, i jepja besim, qe kjo eshte mundesia e jetes per te. Me dhimbte shpirti, por duhej qe ai te ikte, ketu nuk kishte me asgje, ketu mund te bente vetem kamarierin, vetem banakierin, vetem shitesin, vetem puntorin. Por shkolla dhe sakrifica qe kemi bere per te si prinder nuk e justifikonin ta benim kete gje. Do ishte mekat nese benim”, – me rrefente, ndersa fytyra i ishte skuqur nga emocionet qe e kishin kapluar dhe syte i ishin mbushur.

“Ne momentin qe pashe avionin te ngrihej, ajo buzeqeshja me ngriu, aty e kam mallkuar me gjithe shpirt kete vend, e kam mallkuar se me largoi driten e syve, ne nje vend qe nuk mund ta shikoja dot me, pervec se ne ekranin e vogel te nje aparati telefoni. Por a mjafton kjo per nje nene, e cila do ta kete afer femijen e saj, do ta perqafoje, do ta puthe, do te flase me te, ta shikoj teksa buzeqesh. Prandaj i kam mallkuar me gjithe shpirt ata qe bene qe djali im te largohej prej meje dhe Shqiperise. I kam mallkuar te gjithe me zemer…”, e lotet e doktoreshes nuk qendruan me ne sy, por rreshqiten ne faqe.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 9 =