'E kemi heq pak frikën'/ Kryeqytetasit kthehen në shtëpi pas tërmetit, trafik në të gjitha hyrjet e Tiranës - Arbëria News

‘E kemi heq pak frikën’/ Kryeqytetasit kthehen në shtëpi pas tërmetit, trafik në të gjitha hyrjet e Tiranës

Mijëra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të strehuar në Kosovë, po rikthehen në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës.

Ata shprehen se shkak i kthimit ka të bëje me punën dhe vlerësimin e dëmeve në banesat e tyre, por edhe se e kanë hequr pak frikën që i kapi.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, i cili tha se pas 26 nëntorit në Kosovë kanë hyrë 17 mijë e 500 qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti.

Vetëm të premten dhe të shtunën janë kthyer në Shqipëri 7800 qytetarë të zonave të Durrësit,Thumanës dhe Tiranës.

Fluksi i kthimit po vijon mbrëmjen e sotme jo vetëm nga jashtë vendit, por edhe brenda pasi shumë qytetarë të Tiranës dhe Durrësit që u larguan në drejtim të juglindjes po kthehen në shtëpitë e tyre.

Për këtë arsye, të gjitha hyrjet e kryeqytetit po përballen me një fluks të lartë makinash, çka po sjell edhe probleme në trafik.

 

© SYRI.net

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 15 =