E TMERRSHME AJO QË NDODH NË FUTBOLLIN SHQIPTAR, POLICIA DHUNON TRAJNERIN E TIRANËS - Arbëria News

E TMERRSHME AJO QË NDODH NË FUTBOLLIN SHQIPTAR, POLICIA DHUNON TRAJNERIN E TIRANËS

Teksa pritej që dhuna në futboll të ishte thjesht një kujtim i hidhur, ajo që ka ndodhur sot në Fushë-Krujë është vërtetë e turpshme.

Trajneri i Tiranës Ardian Mema është dhunuar nga policia bashkiake. Arsyeja? Burime për newsport.al bëjnë me dije që tekniku bardheblu ka kërkuar sqarime nga arbitrat për humbjen e sotme.

Por, në mënyrë të paprecedentë ai është shtyrë dhe më pas dhunuar nga policia bashkiake e Fushë e Krujës. Me sa duket as tavolina e përbashkët e organizuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi në aktorët e garës. Kushdo që e njeh Ard Memën, e di karakterin e tij të butë ku kurrsesi nuk është insiator sherri.

Në këtë rast është sërish Federata Shqiptare e Futbollit që duhet të marrë masa dhe të mbrojë ata që vërtetë derdhin djersë në fushë e japin gjithçka nga vetja e tyre për skuadrat respektive.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 2 =