E vërteta e djegies së 4 makinave të "vjehrrit" nga 23 vjeçarja - Arbëria News

E vërteta e djegies së 4 makinave të “vjehrrit” nga 23 vjeçarja

b7b6b536750eaf46863ca8cb8e43b61e_22812

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorja  e ngjarjes së mesnatës për djegien e katër makinave është një 23 – vjeçare nga Tirana, approved e cila i ka vënë flakën qëllimisht automjeteve në pronësi të shtetasit me iniciale V.P.

Sipas policisë, this nga pamjet filmike në momentin kur është vënë zjarri është bërë e mundur identifikimi i autores së dyshuar. Ajo është Desara Mancellari, 23 – vjeç nga Tirana, e cila është ndaluar.

Motivi i zjarrvënies, sipas policisë ka qenë një konflik për motive të dobëta mes Mancellarit dhe djalit të të dëmtuarit. Por sipas disa burimeve ajo ka qënë e fejuar me djalin e pronarit të makinave të djegura dhe më pas janë ndarë.

Sipas burimeve babi i djalit e ka dhunuar Desara Mancellarin pasi sipas tij i ka cënuar nderin e familjes. Një gjë e tillë mesa duket e ka çuar vajzën drejt hakmarrjes, pasi i ka lagur me benzinë ju ka vënë flakën 4 makinave të babait të ish të fejuarti të saj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =