Edi Rama: Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurt se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase - Arbëria News

Edi Rama: Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurt se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e Policisë së Shtetit për superoperacionin në Shkodër.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, të cilët kishin ngritur një skemë fajdesh.

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish.

Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurt se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase. RESPEKT”, thekson Rama.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 10 =