Edinson Cavani, ndoshta i pamundur transferimi te Juve - Arbëria News

Edinson Cavani, ndoshta i pamundur transferimi te Juve

Komplikohet rruga që e çon Juventusin drejt sulmuesit paraguajan, visit this Edinson Cavani. Interesimi i Atletico Madrid për bomberin ka bërë që bardhezinjtë të pengohen në bisedimet me klubin parizien pasi “Los Colchoneros” planifikojnë të bëjnë një propozim interesant.

Në këtë mënyrë, ai që mendohej si pasardhësi i Tevez mund të mos mbërrijë kurrë në Torino. Gjithsesi, një bonus të madh në këtë garë Juventusi mund ta ketë për faktin se ka në gjirin e tij një lojtar si Paul Pogba, i cili mbetet në krye të listës së objektivave të manjatit Al Khelaifi.

Nëse gara zhvillohet thjesht në aspektin ekonomik janë spanjollët ata që dalin të fituar pasi kanë arritur të arkëtojnë më shumë se bardhezinjtë gjatë muajve të fundit dhe në këtë mënyrë mund t’i garantojë një pagë të majme ish sulmuesit të Napolit.

Në garë për Cavanin qëndron gjithashtu edhe Manchester United dhe operacioni mund të finalizohet nëse Di Maria do të pranojë një transferim të mundshëm në Paris. Në pritje të zhvillimeve të merkatos, trajneri Massimiliano Allegri mund të buzëqeshë pasi gjatë ditëve të ardhshme pritet të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2017.

Puna e bërë gjatë këtij sezoni i ka bindur drejtuesit e klubit dhe tifozët. Kontrata e re mes palëve do të zyrtarizohet në fund të këtij sezoni.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =