Edmond Panariti: Bujqësia, faktor kyç në rimëkëmbjen ekonomike! - Arbëria News

Edmond Panariti: Bujqësia, faktor kyç në rimëkëmbjen ekonomike!

Ministri i Bujqësisë, web  Edmond Panariti zhvilloi të martën një takim me sipërmarrës të cilët kontribuan në ndihmën ndaj banorëve të përmbytur në jug të vendit në fillim të muajit shkurt.

Panariti i ftoi të investojnë në bujqësi, si një ndër sektorët me resurse. Ai theksoi në fjalën e tij vendosmërinë e qeverisë për të rritur investimet në bujqësi.

Sipas tij, rritja e ofertës, grumbullimi dhe shpërndarja janë çelësi i suksesit në bujqësi.

“Rimëkëmbja e bujqësisë shqiptare kalon përmes zhvillimit të sektorit bujqësor. Është një sektor që e ka të garantuar kërkesën”, deklaroi Panariti. “Ambicia jonë është që brenda këtij mandati ta katërfishojmë sipërfaqet e mbjella me sera, ndërsa duhet të investojmë edhe në pikat e grumbullimit dhe magazinimit të produkteve”, tha Panariti.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, theksoi se financimet nga komuniteti i binzesit për banorët e pëmbytur ishin një kontribut i prekshëm. ai iu bëri një thirrje të hapur sipërmarrësve shqiptarë që të ndërgjegjësohen për të parë investimet e tyre dhe diversifikimin e portofolit të tyre të investimeve në sektorin e bujqësisë.

“Është koha të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë në mënyrë që të rrisim standardet e asaj që ne e quajmë origjina e produkteve tona autoktone. Kemi shumë resurse dhe mundësi për të qënë një zë i fuqishëm në eksportin e këtyre produkteve”, deklaroi Jaka.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 7 =