Plagët e pashëruara të Radio Televizionit Shqiptar - Arbëria News

Plagët e pashëruara të Radio Televizionit Shqiptar

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”68220″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Arberia News

Me mungesë vizioni, and bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje nga ana e Drejtorisë së Përgjithëshme, order me mungesë të planeve që stimulojnë keq-menaxhim e projekteve, mosfunksionimin efikas të operacioneve, si dhe kosto financiare që rrezikojnë kthimin e investimit të kryer për dixhitalizimin, pa dokument strategjik menaxherial, me administrate të fryrë dhe një arkiv të dëmtuar rendë, me mungesë të një kodi etike dhe programacion që ndikon në uljen dhe jo ngritjen e audiencës etj.

I tillë shfaqet enti më i madh mediatik shtetëror shqiptar, RTSH në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, grupi auditues i të cilit përbëhej nga: Klodian Gllava, Dalina Demi dhe Gentian  Leva.

Edhe pse i kryer më shumë se një vit para se RTSH të kalonte në transmetimet digjitale, jo pak nga të dhenat konstatuese të raportit vazhdojnë të qendrojnë si plagë të pashëruaran edhe sot e kësaj dite. Situatë kjo e ardhur sa për faj të mos-mbylljes zyrtare të hesapeve të vjetra, nga qeverisja e Rilindjes, e angazhuar se do tja rikthente RTSH-në publikut, aq edhe nga ngërçi i tejzgjatur në të cilin e ka futur këtë gjigand mediatik paaftësia e qeverisë, që nuk prodhon zgjidhje racionale, por vetëm politikë hegjemoniste.

Mëgjithse nga auditimi i KLSH ka rrjedhur goxha kohë, e mjaftueshme për të realizuar Rilindjen, sërish, nga mazhoranca elektoralisht angazhuese, RTSH është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet jo si ent mediatik që ti ndihmojë informimit sa më mirë të publikut, por si pronë politike për të punësuar militantë e bërë qoka.

Burime të brendëshme konfidenciale, thanë për “Arberia News”, se numrit dyzinësh të ish punonjësve të paaftëve të trashëguar, e të konstatuar nga audituesit e KLSH-së, i janë shtuar edhe rreth 120 të tjerë të punësuar pa asnjë lloj kriteri profesional, nga drejtuesit.

Ka ndodhur kjo ndërsa grupi i audituesve të KLSH, pas kontrollit, ndër të tjera evidentonte:

“… Për mbylljen e suksesshme të kalimit në transmetime numerike dhe garantimin e së ardhmes së transmetuesit publik në Shqipëri, RTSH-së i kërkohet një reformë e thellë shumëdimensionale, si dhe një platformë gjithëpërfshirëse që të forcojë statusin publik. Do të nevojitej reformë strategjike për pavarësinë editoriale dhe menaxheriale; reformë legjislative për liberalizimin e aktiviteteve të RTSH-së; reformë administrativo-organizative që ndihmon në ndarjen e punës dhe shkurton hallkat administrative; reformë e burimeve njerëzore; reformë logjistike; reformë teknologjike, reformë programore dhe reformë e imazhit institucional. Këto reforma kërkojnë konsensus politik mbarëkombëtar dhe janë esenciale për të garantuar menaxhimin dhe funksionimin e projektit të digjitalizimit. Pa këto reforma investimet e mëtejshme në RTSH do ishin jo ekonomike dhe do përfundonin pa një logjikë kosto- përfitim….”.

Mosndërmarrja e asnjë lloj reforme është arsyeja kryesore që, institucioni nuk ka pësuar asnjë ndryshim positive, dhe që kryeministri Edi Rama, nuk e sheh fare TVSH-në, pasi sikurse theksoi pak ditë më parë: “E vetmja gjë që më duhet të them është se nuk e kam në pasqyrën e shtypit, për një arsye të thjeshtë: sepse ndihem në detyrim për ata që paguajnë taksa për TVSH”.

Mirëpo cilat janë plagët e tjera, që ka zbuluar grupi i audituesve të KLSH-së?

(Vijon)

Arberia News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =