EKSKLUZIVE/ Zgjidhja e kolapsit të RTSH-së, prononcohen Alfred Peza dhe Genc Pollo - Arbëria News

EKSKLUZIVE/ Zgjidhja e kolapsit të RTSH-së, prononcohen Alfred Peza dhe Genc Pollo

rtsh1-473x353

Pasi ka dështuar disa herë me zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ambulance institucioni më i madh mediatik i vendit vazhdon të mbetet në kolaps institucional. Një ngërç ky që vazhdon prej muajve, malady megjithse jo pak herë maxhoranca ka komunikuar zgjidhjen e kolapsit duke ndryshuar ligjin, që sipas saj është fajtor për mbjelljen e kolapsit.

I nisur në muajin shtator 2015, votimi i katërt, që ishte dhe i fundit i Këshillit Drejtues të RTSH-së, për dy kandidatët me profil të thellë partiak, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, u bë në muajin nëntor 2015. Duke qenë se edhe këtë herë asnjeri prej tyre nuk ja doli të merrte shtatë votat, që parasheh ligji në fuqi për zgjedhjen e Drejtorit, procesi u ndërpre, ndërkohë që Këshilli Drejtues vendosi për ta rihapur nga fillimi procesin, duke ftuar kandidat të rinj në garën konkuruese. Gjë që nuk ndodhi, megjithse vendimi u publikua, për arsye se një urdhër partiak i ardhur nga maxhoranca e prishi vendimin duke këshilluar lënie në heshtje derisa ligjit ekzistues ti bëheshin ndryshimet ne pjesën e numrit të votave të duhura për të bërë zgjedhjen e Drejtorit. Qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi në ligj nuk është gjetja e një zgjidhje që të ofroj Drejtor të paanshëm, jo politik, një drejtues RTSH-je të publikut, por ligjërimi i një zgjidhjeje që të finalizoj si Drejtor njerin nga dy kandidatët në garë, Gëllçi e Malaj, thanë atë kohë për “Arbëria News” anëtarë të Këshillit Drejtues, duke ja adresuar urdhërdhenien një deputeti të maxhorancës.

Ndërkohë, të angazhuar rreth polemikës për zgjidhjen e ngërçit, OSBE, që është përgjegjëse për dhënien e një zgjidhjeje jashtëpolitike, më shumë se një herë i ka asdresuar thirrje politikës të mos qëndrojë pas urdherimit në prapaskenë të Këshillit Drejtues, por ta lerë të lirë atë në vendimarrjen përzgjedhëse të titullarit të RTSH. Një Drejtor që të mos ketë profil politik por që të udhëheq në rikthimin e RTSH tek publiku, ka qenë dhe mbetet motoja e OSBE, të cilën kreu i saj Florian Rauning, por edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutini e kanë artikuluar konsistueshëm. Duke i vënë më shpatulla për muri Komisionin e Medias por  edhe ligjvënësit shqiptar.

Nga nëntori deri më sot kanë kaluar rreth tre muaj dhe megjithse Komisioni parlamentar i Medias ka deklaruar se do ta zgjidhte ngërçin, çuditërisht, nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë. Jo zyrtarisht flitet se “haresa” synon ta zbeh procedurën për ti hapur rrugë manipulimit të ligjit duke ndryshuar vetëm pjesën që garanton zgjedhjen drejtor të kandidatit të preferuar nga maxhoranca e që është Thoma Gëllçi, ish kryeredaktor i gazetës “Zeri i Popullit”. Kandidaturë kjo e stërvotuar e që nuk ja ka dalë të marrë më shumë se 6 vota, aq sa është maksimumi i poseduar nga pjesa e anëtarëve të majtë të Këshillit Drejtues. Për tja arritur kësaj, ligjvenësit e maxhorancës kanë projektuar të ndryshojnë ligjin në pjesën e votave të duhura për zgjedhjen e drejtorit duke e zbritur atë nga 7 në 6, ndryshim që jo vetëm e thjeshton por edhe e ligjeron arritjen e qëllimit final.

Kjo është skema që përflitet se do të zbatohet për të zgjidhur kolapsin aktual, mirëpo kur do të nis procedura? Dhe a do të jetë i pranueshëm nga OSBE dhe BE përsëritja e një tradite të shkuar që ka sjellë në krye të RTSH-së vetëm kontigjente të diktuara nga politika?

I prononcuar lidhur me këtë temë, deputeti socialist, Alfred Peza, njëherësh dhe zëvendëskryetari i Komisionit parlamentar të Medias, ka thenë për “Arberia News” se procesi do të nisë javën që vjen.

“Javës tjetër do të nis procedura për ndryshimin e ligjit, do e zhbllokojmë procesin”, është shprehur ai shkurt. Në anë tjetër, Genc Pollo, deputeti i opozitës, njëherësh edhe kryetar i Komisionit parlamentar të Medias, ka deklaruar krejt të kundërtën.

“Vetëm Perëndia e di kur do e hapë rrugën e zgjidhjes së kolapsit të RTSH-së, Edi Rama”, është shprehur Pollo.

Arberia News

 

 

florian-raunig-700x471

 

Në foto: Florian Rauning, drejtuesi i organizatës OSBE

 

komisioni-i-shendetesise-16.Foto-Agim-DobiJPG

Foto: Çast nga mbledhja e Komisionit parlamentar të Medias

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =