Ekzekutohet shqiptari në Belgjikë, zbulohet identiteti i tij - Arbëria News

Ekzekutohet shqiptari në Belgjikë, zbulohet identiteti i tij

Mediat belge flasin për një shtetas shqiptar të ekzukutuar në një kafene në Saint-Denis në Forest. Bëhet fjalë për një 31- vjeçar i cili u vra me dy plumba nga persona që ende janë të paidentikuar nga Policia. Sipas mediave belge Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi vrasja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona. Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier.

“Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche, në një deklaratë, raporton “Panorama”.
Sipas dëshmitarit, dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit /Panorama/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 10 =