Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, pas Gjeneralit kërkon lirinë edhe Grori, vendimi në 20 shtator - Arbëria News

Ekzekutoi të fortin e Tiranës se i vrau vëllanë, pas Gjeneralit kërkon lirinë edhe Grori, vendimi në 20 shtator

TIRANE-Shtyhet për në datë 20 shtator seanca ku Arben Grori kërkon heqjen e burgut përjetë. Gjyqtari Erion Bani vendosi të shtyjë seancën pasi Grori dhe prokurori nuk ishin të pranishëm në seancë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Grori është i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali, i cili është liruar nga burgu në mes të korrikut, ndërsa tashmë kërkon ndryshim vendimi me qëllim lirinë edhe i akuzuari tjetër.

Por kush ishte Naim Zyberi? Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

/Shqiptarja.com /

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + eleven =