Elbasan, vdes 18-vjecarja pas operacionit - Arbëria News

Elbasan, vdes 18-vjecarja pas operacionit

Një lajm i rëndë raportohet nga qyteti i Elbasanit, ku një vajzë vetëm 18-vjecare ka ndërruar jetë pas operacionit. Sipas informacioneve te para mesohet se mjekja me iniciale J.K. kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja me inicialet K.I..

Pacientja mesohet se ndërroi jetë pak pas operacionit, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga hetimet.

Paraprakisht raportohet se mjekja kirurge po procedohet ne gjendje te lire per jeki te pakujdesshem.

Njoftimi i policise

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I.. Pacientja K.I, ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =