Ëndërra në sirtar - Arbëria News

Ëndërra në sirtar

 

RAIMONDA SHUNDI

Po jetojme kohët, ku komunikohet me ballina. Jetojmë kohët, ku pankartat dhe memet zëvendësojnë komunikimin, idetë,… Ska dialog, ska bashkëpunim, ska bisedime, ska ndjeshmëri.

Atëherë, plasi syte, lexomë e reflekto të paktën!!! Rama ik, stop dhunës ndaj gruas, stop dhunës së mjekëve, mos ma prek Valbonën, rroftë liria, mbroni Teatrin!. Pse hendeku mes njëri-tjetrin  sa vjen e bëhet më i madh? Fjala “komunikim” vjen nga latinishtja CUMUNIRE (cum-me dhe munire- lidh, ndërtoj).

Komunikim do të thotë hyj në lidhje me tjetrin, shkëmbe mendime, gjej gjuhë të përbashkët me ta. Është një nga aspektet kryesore të ekzistencës njerëzore, pasi njeriu është qenie shoqërore dhe komunikuese. Pse po e minojmë këtë vlerë njerëzore? Pse nuk ka më lider që na frymëzonë?!

“Shumë beteja historike janë humbur pikërisht për shkak të një komunikimi të zbrazët”, thotë Steven Pinker, profesor i psikologjisë në universitetin e Harvardit. Në vendet e sotme të punës ku bisedat e e-maileve dhe chateve janë kaq të zakonshme, më shumë se takimet personale, rreziku i keqinterpretimit është më prezent.

Zgjidhe fjalët me kujdes. Përpiquni të zëvendësoni zhargonin, idiomat dhe metaforat me fjalë të thjeshta, të shkurtra dhe të zakonshme, me një shpjegim direkt. “Fjalët janë një dritare në botë”, ndaj i duhet dhënë rëndësia dhe përdorimi. Po kur fjala nuk shkon si mungesë e këtij dialogu, arroganceje, unit, diktatit… atëherë përdoret e shkruara. Pse disa vende, kompani,shoqëri,individë janë më të suksesshëm se tjetri? Ata dinë të drejtojnë.

“Unë kam një ëndërr” (“I have a dream”) Ishte fjalimi historik që më 28 gusht 1963, në Uashington mbajti Martin Luther King,(sindikalisti i cili vdiq 5 vjet pas këtij fjalimi) duke bashkuar mijra zemra e shpresa të ngriheshin lart. Ai nuk i ftoi, ai nuk i shkroi sms, email, instagram,fb asaj mase njerëzish që u mblodhën në atë shesh. Ai hodhi zemrën e tij duke frymëzuar. Ua transmetoi këtë shpresë.

Dr King nuk tha “Unë kam një plan”, por  ai tha – “Unë kam një ëndërr”, spjegon në një nga diskutimet e tij shkrimtari Simon Sinek. Njërëzit nuk të ndjekin apo blejnë cfarë ti bën, por PSE TI E BEN ATË. Unë besoj, unë besoj, unë bësoj përsëriste në pafundësi Dr King dhe njerëzit që besuan cfarë ai besonte, e morën cështjen dhe besimin e tij duke e bën të tyren. Kështu ai na dhuroj fjalimin  mitik “Unë kam një ënderr”, e jo një plan, apo program. Dëgjoni sot politikanët. Ata nuk frymëzojnë askënd. Dëgjoni ndërkombëtarët. Ata turpërojnë shumë kënd. Dëgjoni hallexhinjtë …. Aty këputet filmi. Ska më sinjal.

Udhëheqësit kanë një pozicion fuqie, autoriteti, por ata që na udhëheqin edhe na frymëzojnë nëse e kanë aftësinë. Ne i ndjekim ata jo se duam ti ndjekim, por sepse ne duam ti ndjekim për veten tonë. Ne i ndjekim se duhet të shohim pasqyrimin e zgjidhjes së problemit tonë. Por kjo ndodh vetë me ata që kanë aftësinë për të frymëzuar si grupit rreth vetes, ashtu edhe ne, masës.

Shurdhëria për të na dëgjuar rrebelon unin tonë tkurrur nga dhuna. Shurdhëria arrogante ka një kohë e masë, e kur ajo tejkalon limitet mer me vete gjithcka për ta hequr e zbrazur nga vetja, duke ua kaluar të tjereve. E kur edhe te tjeret nuk mbajnë dot më, i faturohet dikujt. Dikujt që heshti megjithë format e përdorura. Kur nuk flet, nuk ka zgjidhje. Pse vijohet të mos dëgjohemi?

Pse vijohet të shohim shkatërimet e ëndrrave tona për hir të disa pak ëndërrrimtarëve? Pse vetëm po bëlbëzojmë kur përcudnohet Tirana dhe i gjithë vendi në emër të “zhvillimit”? Pse nuk dëgjohemi teksa bëhen kurbanë teatri, muzeu i shkencave të natyrës (i vetmi muze në vend), stadiumi, radio Tirana, lidhja e shkrimtarëve e lënë në harresë për ta gllabëruar më pas, piramida, hotel Dajti, Vjosa… ??? Deri kur do jemi present në shkatërrimin e identitetit tonë, e në munges të dialogut shpalosim fushatat me meme e parrulla për të na dëgjuar? Deri kur heronjtë që flenë do shfaqen me pathosin e karizmës së tyre ku ëndërrat të na bashkohen me një qëllim të vetëm, veten tonë?

Një vend që i këlthet shfaqjes së heroit është vend jonjerëzorë, që po kërkonë heroin e rradhë për të marrë vëmëndjen ti dëgjohet fjala. Një vend ku skenat makabre të fëmijëve teksa mbrojnë prindët kur i nxjerrin nga shtëpia, ai vend thërret për ndihmë. Një vend ku sindikatat janë vetëm emër, është vend i kalbur. Vendi ku cirret e shkuara e bllamtoset betoni, nuk mund të jetë yni, por i diktatit.

Edhe ata që na drejtojnë kanë ëndrat e tyre, edhe ne këtu ku jemi kemi tonat. Problemi qëndron tek diferenca. Ndryshe ëndërrojmë ne, pra disa milionët dhe ndryshe ëndërrojnë disa dhjetërat. Shtrohet problemi: “ Deri kur do të vazhdojnë të bëhen realitet ëndërrat e këtyre nëpunësve të pallatit të ëndërrave dhe jo ëndërrat e milionave?”  Kush vlen më tepër?!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 10 =