Ëndrrat që nuk duhet të injoroni - Arbëria News

Ëndrrat që nuk duhet të injoroni

Man-sleeping-and-snoring-overhead-view

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë. Në të mund të përfshihen njerëz që ne i njohim ose krejt të huaj, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë. Ndonjëherë janë thjesht kujtime të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tona më të errëta, frikën dhe fantazitë intime.

Shpesh herë ne nuk ju kushtojmë rëndësi por janë disa ëndrra që ne nuk duhet ti injorojmë si;

Ëndërroni veten duke fluturuar
Këto janë ëndrra të zakonshme dhe flasin për vetëbesimin tonë. Momenti kyç në ëndërr është kur ngrihemi nga toka. Në momentin që e bëjmë këtë, kemi fituar limitet toni. Fluturimi nuk përfshihet në aftësinë e njeriut normal, prandaj, kur fluturojmë, ne e njohim ndjenjën tonë të pushtetit, apo ndoshta, mungesën e tij.

Ushqimi
Kur ëndërrojmë ushqimin, kemi të bëjmë me dëshirat e paplotësuara. Nëse nuk jemi të kënaqur me jetën, përpiqemi në gjumë për të kënaqur oreksin tonë. Çdo lloj i ushqimit mund të ketë një kuptim të veçantë që përcaktohet kryesisht nga ngjyra dhe forma e ushqimit. Arra, për shembull, paraqet aftësitë toni mendore, ndërsa mango, zakonisht ndërlidhet me epshin.

Ikja nga dikush
Kjo tregon se jeni në një gjendje tensioni dhe frike, sepse jeni të pambrojtur. Dikush ose diçka po kërcënon të ju rrezikojë fizikisht dhe për këtë arsye duhet të ikni. Mënyra e ikjes pasqyron mënyrën se si e përballoni presionin dhe stresin në gjendje të zgjuar. Nëse dikush ju ndjek në gjumë, kjo mund të thotë se jeni duke u përpjekur për të shmangur konfrontimin.

Gjërat misterioze
Gjërat e tilla si kryqi, njëbrirëshi, hyjnia fisnore, etj., në një ëndërr, do të thotë se ndjeni një zbrazëti shpirtërore, ose përpiqeni për pushtet më të madh. Ndoshta në jetën tuaj ka diçka që fshihet prej jush. Ju e ndieni atë në një ëndërr dhe mendoni t’i jepni atij një domethënie të veçantë.

Lakuriq në një ëndërr
Nëse keni ëndërruar që jeni të zhveshur, ajo mund të ketë kuptime të ndryshme në varësi të situatës jetësore në të cilën gjendeni. Rrobat gjithmonë simbolizojnë shpërbërjen, fshehtësinë, sepse njeriu është e vetmja krijesë që fshihet nën veshje. Nëse të gjithë rreth jush janë të veshur dhe ju lakuriq, kjo do të thotë që jeni të pambrojtur dhe që keni nevojë për përkrahjen e të tjerëve.

Lakuriqësia në ëndërr gjithashtu mund të thotë që ju fshihni diçka për veten tuaj dhe keni frikë që të tjerët do të zbulojnë sekretin tuaj. Megjithatë, nga ana tjetër, kjo mund të thotë se nuk keni asgjë për të fshehur nga të tjerët dhe vetëm dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =