FOTO/ Ëngjëjt që tronditën botën. Tre vjeçari u mbyt me vëllain dhe nënën e arratisur - Arbëria News

FOTO/ Ëngjëjt që tronditën botën. Tre vjeçari u mbyt me vëllain dhe nënën e arratisur

Smiles: Galip and Aylan Kurdi (pictured) hail from the ISIS-besieged Syrian city of Kobane. According to relatives, their father now wants to return their to bury the two boys and their mother

Publikimi i fotove të dy vëllezërve sirianë të cilët për ti shpëtuar luftës në vendin e tyre humbën jetën në det për një jetë më të mirë drejtë Europës, tronditi mbarë botën dhe të gjithë kanë reaguar me dhimbje dhe zemërim kur panë fotot e trupit të pajetë të vogëlushit sirian.

Galip, 5 vjeç, dhe Aylan Kurdi, 3 vjeç, ishin në një skaf të tejmbushur duke iu arratisur luftës civile në Siri.

Të dy djemtë vdiqën, bashkë me nënën e tyre në brigjet e Bodrumit në Turqi. Ndërsa babai Abdullah mbijetoi.

Familja e tyre jetonte në Koban një qytet i cili është pushtuar nga ISIS dhe ata u larguan për ti shpëtuar ekzekutimeve makabre të militantëve islamik, por gjetën vdekjen në ëndrën e tyre për një jetë më të mirë në Egje pasi ishin nisur në Kanada ku ata nuk arritën kurrë.

Familja kishte nisur udhëtimin për Kanada, pasi motra e Abdullait jeton atje dhe iu kishte ofruar mbështetje, por kërkesa për t’iu dhënë atyre azil në Kanada u refuzua qershorin e kaluar. Dhe për shkak se kërkesa ishte refuzuar, familja nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të nisej me gomone drejt Turqisë e Greqisë, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për 3 prej anëtarëve të saj, brenga më e madhe për babanë që mbeti gjallë.

Por në kulmin e valës së refugjatëve sirianë, BBC ngre një pyetje në shkrimin më të lexuar të ditës: Pse nuk shkojnë ata në vendet e Gjirit, pasi janë edhe më afër, edhe të pasura?

Zyrtarisht sirianët mund të aplikojnë për një vizë turistike dhe për leje pune për të hyrë në këto vende.

Por procesi është i kushtueshëm dhe shumë vende të Gjirit kanë kufizime të pashkruara, që ua vështirësojnë jetën sirianëve.

Mijëra njerëz po kërkojnë në rrjetet sociale që vendet e Gjirit të mirëpresin refugjatët.

“Është detyra juaj”, thuhet në këto komente.

“Betohem tek Zoti, janë arabët ata që nuk besojnë tek Zoti”, zemërohet një komentues.

Edhe pse këto reagime kanë tërhequr vëmendjen e medias në Arabinë Saudite, ata sërish mbeten stoikë në qëndrimin e tyre.

Sa i përket punësimit, trendi në këto vende është për të thithur emigrantë nga Azia Juglindore dhe India.

Little Galip (right), five, and Aylan Kurdi (left), three, pictured with their father Abdullah who survived the tragedyThe human cost: A policeman on a Turkish beach gently recovers the bodies of two brothers drowned as their family tried to make their way to the Greek island of Kos yesterday Devastating: The two boys' mother also drowned in one of the most harrowing episodes of the migrant crisisThe young boy, named as Aylan Kurdi, is just one of almost 3,000 migrants who have already died this year in the Mediterranean

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =