Erdogan kërcënon kurdët e Irakut: “Ne mund të arrijmë brenda natës” - Arbëria News

Erdogan kërcënon kurdët e Irakut: “Ne mund të arrijmë brenda natës”

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në Irak, në përgjigje të referendumit për pavarësi të kurdëve irakianë.

Erdogan theksoi se pavarësia kurde është e papranueshme për vendin e tij dhe se është një çështje e “mbijetesës”, raportoi AP.

Ai shtoi se në këtë kohë në Turqi, në kufirin me Irakun po mbahen ushtrime ushtarake dhe shtoi se ushtria turke nuk është pa arsye atje.

“Ne mund të arrijmë brenda natës”, theksoi Presidenti i Turqisë.

Erdogan tha se Ankaraja do të mbyllë kufirin me pjesën veriore të Irakut për shkak të referendumit mbi pavarësinë e kurdëve irakianë.

Ai kërcënoi kurdët irakianë se do t’ua bllokojë eksportin kyç, atë të naftës njoftoi AFP.

“Kalimi kufitar Habur do të mbyllet për hyrje dhe dalje”, tha Erdogan dhe vuri në dukje se referendumi ishte i paligjshëm.

Turqia ka paralajmëruar gjithashtu Kurdistanin irakian se mund të përballet me sanksione për shkak të referendumit për pavarësi, që po zhvillohet sot.

Pavarësisht nga lidhjet e forta të Turqisë me qeverinë rajonale të Kurdistanit gjatë disa viteve të fundit, Ankaraja ka frikë se referendumi do të përhapë tendenca nacionaliste midis kurdëve që jetojnë në Turqi.

Kryeministri turk Binali Yildirim tha se ministrat po punojnë për detajet e sanksioneve, pasi kriza ka arritur pikën ku nuk ka më kthim, duke shtuar se “procesi i ardhshëm po paralajmëron zhvillime të pakëndshme,” raporton AFP.

Ai më parë e quajti referendumin një gabim dhe aventurë, duke thënë se Turqia fillimisht do të ndërmarrë masa politike, diplomatike dhe ekonomike në përputhje me “ngjarjet në terren”, ndërsa operacioni ushtarak është gjithashtu një opsion.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 7 =