Erdogan, uzurpuesi i gazetës time... - Arbëria News

Erdogan, uzurpuesi i gazetës time…

Nga: Abdulhamit BILIXHI

medications 320px” srcset=”http://www.gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2016/03/Abdulhamit-Bilixhi-200×200.jpg 200w, viagra http://www.gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2016/03/Abdulhamit-Bilixhi-320×320.jpg 320w, thumb http://www.gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2016/03/Abdulhamit-Bilixhi.jpg 400w” alt=”Abdulhamit Bilixhi” width=”320″ height=”320″ />

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Autori i këtyre radhëve është një gazetar turk, i cili deri para pak javësh drejtonte gazetën “Zaman”, të përditshmen me tirazhin më të madh në Turqi. Vetëm pak orë pas sekuestrimit të gazetës dhe caktimit të administratorëve shtetërorë, papritmas u konsiderova “anëtar i një rrjeti terrorist”. Prej gati dy vitesh, vendi im është kthyer në një arenë të lojërave politike dhe më datë 4 mars, përjetoi një tjetër skenë surrealiste.

Qeveria përdori gaz lotsjellës dhe pompa me ujë për të sulmuar gazetën që unë drejtoja. Disa prej nesh u keqtrajtuan dhe disa të tjerë i shanë dhe i fyen rëndë.

Po, po flas për vendin tim të bukur, i cili deri vonë konsiderohej si model suksesi për botën islame. Progresi demokratik dhe reformat ekonomike përparonin paralelisht dhe atdheu im konsiderohej si pararojë e një epoke të re në arenën ndërkombëtare. Por, tashmë të gjitha këto i përkasin së shkuarës. Tani në vendin tim mbizotëron dhuna, terrori, autokracia dhe kaosi. Prokuroria, gjykatat dhe institucionet e tjera ligjzbatuese janë gjunjëzuar dhe i frikësohen pushtetit të pakufishëm të Erdoganit. Ndërkohë dhe ai vetë duket i pakënaqur nga ky nënshtrim i institucionit të akuzës. Ai ka ngritur gjykata speciale, ka nënshtruar prokurorët dhe po i përdor për të shtypur me forcë kritikët e tij.

Mediat, shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe sipërmarrësit tashmë janë të gjithë të frikësuar. Sulmi më i fundit ndaj lirisë së shtypit dhe akuzat e prokurorisë ndaj gazetës “Zaman” përbëjnë një zhvillim dramatik për vendin. Prokurorët, nën urdhrat e Erdoganit, e konsiderojnë gazetën “Zaman” si “zëdhënëse mediatike” të një organizate terroriste.

Gazeta “Zaman” është themeluar në vitin 1987, vit që përkon dhe me çeljen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian dhe që nga ajo kohë, ajo ka mbështetur pa asnjë ekuivok proceset integruese të vendit. Ajo ka qenë një mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe të gjitha shtresave të shoqërisë; konservatorëve, alevive, laikëve dhe kurdëve. “Zaman” u ka hapur dyert opinionistëve me bindje të ndryshme, qofshin ata të majtë, të djathtë, socialistë, konservatorë, liberalë, grekë apo armenë. Gazeta “Zaman”, ishte e vetmja gazetë me një tirazh mbi 1 milion kopje.

Ajo që po ndodh në Turqi është e paimagjinueshme. Kushdo që nuk ndan të njëjtin mendim me Erdogan, apo ka një mendim negativ për atë, dhunohet dhe persekutohet. Kundërshtarët e këtij regjimi akuzohen për “tradhti” dhe “spiunazh”. Viktima e fundit e këtij procesi është dhe lëvizja “Hizmet”, një lëvizje e iniciuar nga dijetari mysliman, Fethullah Gylen dhe që botërisht njihet për qëndrimet dhe përpjekjet e saj kundër çdo ekstremizmi. Erdogani, ashtu sikundër ka pohuar vetëm më gojën e tij, prej kohësh ka nisur një “gjueti shtrigash” dhe po dhunon çdo pjesëtar apo individ që mbështet apo simpatizon këtë lëvizje.

Fyerjet, dhuna, mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i organizatave humanitare, dhuna sistematike ndaj kompanive dhe institucioneve financiare, konsiderohen si diçka normale në vendin tim. Më shumë se 1800 persona, që nga gratë shtëpiake dhe deri tek akademikë me grada shkencore janë arrestuar dhe akuzohen si simpatizantë të kësaj lëvizjeje. Gazeta “Zaman” ishte e vetmja kështjellë e demokracisë në një mjedis dhe vend ku mbizotëronte psikoza e frikës. Prandaj sulmi ndaj gazetës sonë, nuk është thjesht një sulm ndaj lëvizjes “Hizmet”.

Sekuestrimi i gazetës “Zaman”, në fakt është vetëm një nga shumë raste të tjera që faktojnë strategjinë e qeverisë për të kontrolluar të gjithë median. Për të kuptuar qëllimin e vërtetë të sekuestrimit të gazetës “Zaman” do të mjaftonin vetëm dy shembuj. 24 orë pas sekuestrimit antiligjor të gazetës “Zaman” dhe caktimit të administratorëve shtetërorë, linja editoriale e gazetës ndryshoi dhe u shndërrua në një mbështetëse të flaktë të Erdoganit dhe partisë në pushtet. Shembulli i dytë më domethënës është heshtja e mediave turke ndaj sekuestrimit antiligjor të gazetës “Zaman”, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportonin direkt zhvillimet për këtë ngjarje.

Brenda së njëjtës javë, dy kanale televizive, njëri pro kurd dhe tjetri nacionalist, u përjashtuan nga platforma satelitore. Kryeredaktori i gazetës “Cumhuriyet” u kërcënua sërish nga presidenti i republikës. Tre akademikë u arrestuan për shkak të një eseje për çështjen kurde. Një tjetër hetim ka nisur ndaj pronarit të një prej grupeve më të mëdha mediatike në vend, z. Ajdin Dogan. Me pak fjalë, që të jesh në shënjestrën e sulmeve të qeverisë, jo domosdoshmërisht duhet të jesh mbështetës apo simpatizues i lëvizjes “Hizmet”.

Çdo përpjekje për një gazetari profesionale dhe të pavarur, në Turqi shtypet mjeshtërisht nga qeveria. Edhe para sekuestrimit të gazetës, jemi kërcënuar vazhdimisht dhe ndaj nesh është ushtruar shumë presion. Të gjitha kompanitë reklamuese janë nxitur apo detyruar që të prishin marrëveshjet dhe kontratat me ne. Gazetarët tanë nuk janë lejuar që të ndjekin aktivitetet zyrtare. Më parë, të gjitha atashimet pranë institucioneve zyrtare janë anuluar. Gazetarë të njohur si “mbështetës” të Erdoganit, sistematikisht kanë organizuar fushata denigrimi ndaj nesh. Paraardhësi im, Ekrem Dumanllë, u arrestua në vitin 2014. Edhe kryeredaktori i gazetës “Today’s Zaman” në anglisht, Bylent Kenesh u arrestua me akuzën se kishte fyer presidentin. Për shkak të vështirësive ekonomike, jemi detyruar të ndërpresim bashkëpunimin me një pjesë të kolegëve tanë. Por, pavarësisht këtyre vështirësive, ne ia dolëm që të botonim shërbimin në gjuhën kurde të gazetës sonë, arritëm që të përgatisnim një dossier të detajuar për alevitë dhe ish-ministri i Jashtëm i Partisë për Drejtësi dhe Drejtësi dhe shumë personalitete të tjera u bënë pjesë e stafit të gazetës. Dhe në fund fare, në kushtet e një terrori dhe dhunë psikologjike të paimagjinueshme, më datë 4 mars, gazeta u sekuestrua nga qeveria.

Ajo që më mërzit më së shumti në të gjithë këtë histori, është pikërisht fshirja e arkivës sonë elektronike. Miliona lajme, analiza, komente dhe raportime u asgjësuan me një vendim të drejtuesve të rinj. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me gazetën “Bugun” dhe gazetat e tjera të sekuestruara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Kjo praktikë, në fakt, është tregues i qartë i manisë së qeverisë për të rishkruar historinë zyrtare sipas kushteve të reja dhe dëshirës së saj. Për Erdoganin, viti i ardhjes së tij në pushtet përfaqëson vitin zero. Çdo gjë para kësaj date është e keqe, dhe çdo gjë tjetër që ka ndodhur pas kësaj date është e përkryer. Uzurpimi i medias është thjesht një mjet për të rishkruar historinë.

Ndaj gazetave të tjera që përpiqen t’i rezistojnë regjimit, po aplikohen metoda dhe mënyra të tjera më të sofistikuara dhe qëllimi i vetëm është kontrolli dhe zbutja e qëndrimeve të tyre. Sot, të gjitha mediat e tjera ulërasin arritjet dhe fitoret e Erdoganit. Qëllimet dhe objektivat politike të Erdoganit tashmë janë shumë të qarta. Ai do të drejtojë vendin bashkë me një klan të kufizuar njerëzish, një model i ngjashëm me Tunizinë e Ben Alisë. Erdogani, dikur një islamik i reformuar në një mbështetës të demokracisë, sot synon të asgjësojë përvojën njëqindvjeçare të demokracisë parlamentare turke. Ai ka projektuar dhe zbatuar me durim planin e tij. Ka shtypur kundërshtarët politikë, ka veshur me pushtet njerëzit pranë tij dhe ka likuiduar politikisht shokët e tij të vjetër, ish-presidentin, Abdullah Gyl, dhe ish-kryeparlamentarin, Bylent Arënç. Dhe më në fund, me forcë ka imponuar dhe sloganin “po iku Erdogani, shteti bie”. Prokuroria, gjyqësori, forcat e sigurisë dhe ato inteligjencës, janë vënë në funksion të qeverisë dhe partisë në pushtet.

I ftoj të gjithë aktorët që besojnë te të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit, që të bashkëpunojnë dhe të bashkërendojnë energjitë. Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje me Erdoganin për çështjen e rikthimit të refugjatëve sirianë në Turqi dhe duke qenë një marrëveshje me interes për ta, heziton që të shtrojë për diskutim këto problematike. Megjithatë, unë besoj se në vendin tim ekzistojnë të gjitha burimet dhe mundësitë për mbrojtjen e këtyre vlerave. Pavarësisht mundësive që ka në dispozicion, Erdogan nuk ia ka arritur që të marrë më shumë se 49 për qind të mbështetjes në popull. Dhe duke ditur mundësitë e tij, pa frikë mund të thuhet se kjo nuk ka ndodhur për meritë të kulturës demokratike dhe përvojës së paçmuar dhe dinamizmit të shoqërisë civile. Unë personalisht kam ende shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Sinqerisht mendoj që ky është thjesht një aksident. Turqia nuk do të jetë kurrë si Siria, apo Libia. Turqia kurrsesi nuk do të heqë dorë nga destinacioni i saj përfundimtar: Demokracia./SHQIP

* Ky shkrim është botuar në gazetën franceze “Le Monde”.

 Abdulhamid Bilixhi është ish-kryeredaktor i së përditshmes “Zaman”, i pushuar nga puna nga administratorët shtetërorë pas sekuestrimit të gazetës dy javë më parë

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − fourteen =