Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri - Arbëria News

Erdogani, Putini dhe Rohani diskutojnë për konfliktin në Siri

Është komentuar si mbledhja e kundërshtarëve të luftës në një tryezë, takimi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe homologun Iranian, Hasan Rouhani për bisedime mbi Sirinë.

Takimi zhvillohet në mesin e shqetësimeve të ripërtërira të Turqisë prej valës së refugjatëve. Në fokusin e bisedimeve në kryeqytetin turk është situata katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib, por edhe një kthim vullnetar i emigrantëve në Siri.

Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milionë vetë dhe me kërcënimet e qeverisë siriane per goditjen e bastionit rebel, vjen dhe droja se qindra mijëra njerëz do të merrnin rrugën drejt Turqisë, e ndoshta edhe më tej, drejt Europës.

Erdogani, vendi i të cilit ka pranuar tashmë mbi 3,6 milionë refugjatë siriane, kërkon të parandalohet një përshkallëzim i mëtejshëm i luftimeve. Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.

Top Channel

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − two =