Ermonela Jaho vlerësohet me ‘Çmimi i madh Albanian Excellence’ - Arbëria News

Ermonela Jaho vlerësohet me ‘Çmimi i madh Albanian Excellence’

Një nga cmimet e “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, do të mbajë emrin Ermonela  Jaho. Juria e cmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, e përbërë nga përfaqësues të njohur të medias mbarëshqiptare,  në mbledhjen e parë të  nisjes së procedurave të këtij cmimi, në Tiranë, në unanimitet të plotë  kanë aprovuar  akordimin ,“Cmimi i Madh  Albanian Excellence”, per sopranon e mirënjohur shqiptare,  Zonjën Ermonela Jaho, si simbol te suksesit dhe famës së shqiptarizmës në një dimension botëror . Gjitashtu, juria e cmimit mbarëkombëtar të Albanian Excellence  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, votoi  në unanimitet të plotë që nje nga cmimet e “Zonjave që bëjnë Shqiptarinë”, të mbajë emrin Ermonela Jaho.

Kjo është  hera e parë që , shpallet “Cmimi i madh Albanian Excellence “, një qendër e cila nisi udhën e saj në vitin 2012, ne 100 vjetorin e Pavaresise,  me synim  evidentimin e  suksesit shqiptar në botë  dhe që deri më tani numuron  të paktën 600 të intervistuar të suksesshëm në data base e saj.

Po ashtu,  kjo është hera e parë që të gjitha cmimet që do të prezantohen nga  fusha të ndryshme profesionale për zonjat  që do të nderohen me  “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”,  do të mbajnë  emra zonjash të suksesit mbarëkohor shqiptar . Është një nder që caktimi i emrave të cmimeve do të nisë më emrin e sopranos Emonela Jaho.

Ermonela Jaho , ka qënë pjesë e Albanian Excellence në botimin  “Zonjat shqiptare në Nju Jork” , një megaprojekt i organizuar në vitin 2016 në Manhattan në Nju Jork, ndërkohë që tanimë  zonja Ermonela Jaho, me kete cmim shpallet  kumbare e këtij cmimi  që përfaqëson vlerën mbarëshqiptare dhe që do të shpallet ne menyre ceremoniale  gjate nje Mbremje te Madhe Gala,  në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Cmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një  cmim mbarëkombëtar , organizuar për herë të parë, pas titullit ,” Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, organizuar vitin e kaluar, me zonjat të nivelit të lartë që kanë luajtuar një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë.

Këtë vit, ky cmim ideuar nga Albanian Excellence, i kushtohet zonjave të shqiptarisë, për të nderuar e për të pranuar se, Zonjat e  Shqiptarisë,  janë një zë i fuqishëm në përvijimin dhe në ndërtimin e së  ardhmes, një faktor shumë i rëndësishëm dhe shpresëdhënës për një të ardhme më të sigurtë.
Cmimi “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë “, është një vlerësim për gratë shqiptare kudo janë të cilat nderohen për vokacionin e tyre, iniciativën  e tyre, rritjen profesionale, punën e madhe në të mirë të profesionit, shoqerise  dhe te familjes  që prezantojnë,.Ky cmim është për zonjat që arrijnë të pamundurën  dhe që tregojnë se me punën e tyre, ëndrrat bëhen realitet .

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jajo, në një mesazh drejtuar themelueses së Albanian Excellence, Flora Nikolla, shkruan :

“ E nderuar zonja Nikolla, Ju falenderoj nga zemra për këtë nderim që më është bërë nga “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” dhe Albanian Excellence!

Unë gjithnjë neë cdo hap dhe frymë në rrugën time si Artiste,  kam komunikuar atë cka kam nga vendi im, në të gjithë botën, pa pasur asnjë lloj pritshmerie nga askush. Dashuria ime për vendin është e pakondicionuar në kuptimin e vërtetë të saj!

Unë jam jashtë mase e ngarkuar dhe nuk mendoj që mund të jem në dhjetor ne Shqipëri. Unë mbaroj në Londër nga fundi i dhjetorit dhe kthehem ne NY. Nëse duhet ta tërheqë dikush cmimin mund të vijë nje pjestar i familjes sime. Kërkoj ndjesë per mosprezencën time por imepenjimet e punës ma bëjnë tejet të vështire faktorin kohë.

Ju faleminderit per respektin dhe konsideratën dhe ju uroj suksese në punen tuaj për të promovuar dhe njohur bashkëatdhetarë që me shumë punë dhe sakrifica kanë krijuar dhe krijojnë energjinë pozitive të vendit tonë nëpër botë./Javanews

Me respekt, Ermonela

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + eighteen =